Tërmet i Fuqishëm 6.3 Ballë i Shkallë Rihter në Elassona të Greqisë & Gotitje të Shumta Sizmike – Godina të Dëmtura!

Tërmet i fuqishëm 6.3 i shkallës Rihter pak minuta pas orës 11:00, të ditës së mërkurë. Tërmeti u ndje në Athinë, Selanik dhe në Shqipëri, kryesisht në Korçë, Devoll dhe Kolonjë.

Tërmeti sipas informacioneve të para kishte epiqendër në zonë midis qyteteve Larisa dhe Kozan, në Greqinë qëndrore, me thellësi 7,8 km.

Instituti Sizmiologjik Euromesdhetar shënoi të dhënat si më poshtë të tërmetit kryesor.

Tërmeti kryesor është pasuar nga 18 tërmete të tjerë të fuqishëm, tre prej të cilëve mbi 5 ballë të shkallës Rihter.

Shikoni disa video nga qyteti i Larisës dhe Elassona:

https://www.facebook.com/watch/?v=777791356502001

“Po përpiqemi të kontrollojmë situatën. Njerëzit janë trembur dhe gjenden në panik, kryesisht edhe edhe goditjeve të fuqishme që pasuan tërmetin kryesor, ndaj dhe të gjithë kanë dalë në rrugë dhe sheshe, kurse nxënësit në oborret e shkollave. Tërmeti ishte i frikshëm për shkak të zgjatjes në kohë, për më shumë se 15 sekonda. Institucionet shtetërore janë në gadishmëri totale. Dëme në banesa ka, por edne nuk ka statistika të sakta” – deklaroi kryebashkiaku i Elassona, Nikos Gatsas!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Europianët Morën Jetën në Duar: Injoruan Masat Kufizuese të Qeverive dhe Dolën Jashtë në Mënyrë Masive! (foto)

Next Story

Çfarë po Përgatisin për Njerëzimin? Forumi Ekonomik Botëror Sugjeron Diell Artificial që "Vret" Coronavirus-in!

Latest from Info