Fëmija dyshohet se ishte midis 6 dhe 8 vjeç.
Akuza e re që doli në dritë në lidhje me ish Princin Andrew, disa orë pas arrestimit të tij në Britani, është tronditëse.
Ish Princi Andrew akuzohet se ka parë një fëmijë, të moshës midis 6 dhe 8 vjeç, që e torturonte Ghislaine Maxwell me elektroshok.
Akuza, e cila dyshohet se erdhi nga një informacion anonim, thotë gjithashtu se burra të tjerë panë torturën e vajzës së bashku me Andrew.

Andrew ka mohuar vazhdimisht çdo keqbërje ose akuzë kundër tij.
Akuza specifike u shfaq në dosjet e Epstein vetëm pak javë më parë, sipas Mirror.
Vërehet se familja e Virginia Giuffre shpërtheu pas lajmit për arrestimin e Princit të rrëzuar Andrew.
Gruaja që guxoi e para ta paraqiste Andrew-n si abuzues në rastet e shfrytëzimit seksual dhe trafikimit, duket se gjen shpërblimin moral në kohën teksa ish princi po çohet prapa hekurave. Të afërmit e saj, duke dashur t’i dërgojnë një mesazh çdo të mbijetuari të abuzimit, shtuan:
“Në emër të motrës sonë, Virginia Roberts Giuffre, shprehim mirënjohjen tonë për Policinë e Luginës së Thames për hetimin e tyre dhe për arrestimin e Andrew Mountbatten-Windsor. Ai nuk ishte kurrë princ. Për të mbijetuarit në të gjithë botën, Virginia e bëri këtë për ju.”
Drejtësia tani thirret të shqyrtojë nëse princi i rrëzuar e përdori pushtetin e tij publik jo vetëm për të pasuruar Epstein-in, por edhe për të lehtësuar transportimin e grave në Mbretërinë e Bashkuar për qëllime seksuale, siç pretendohet në aspektet e reja të çështjes.

