Dronët iranianë kanë goditur një bazë detare në Abu Dhabi, e cila strehon forca franceze që veprojnë në Gjirin Persik.
Baza u shkatërrua plotësisht dhe tani është jashtë funksionit, me depo karburanti dhe municionesh që janë goditur.
Është sulmi i parë ndaj një baze të një shteti anëtar të BE-së në Gjirin Persik dhe duket se “loja po bëhet më e vështirë”.
Nuk janë raportuar viktima.
Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe, “ekipet e specializuara iu përgjigjën sot një incidenti që rezultoi nga një sulm nga dy dronë iranianë në një depo në Bazën Detare Al Salam në Abu Dhabi”.

Sipas të njëjtit informacion, sulmi shkaktoi zjarr në dy kontejnerë me materiale të përgjithshme, pa asnjë të lënduar apo humbje jete.
Baza, e njohur edhe si Camp de la Paix (“Kampi i Paqes”), i përket Emirateve të Bashkuara Arabe, por strehon forca franceze me ftesë të autoriteteve të vendit.
Ushtria Franceze nuk ka komentuar ende mbi raportet në lidhje me bastisjen.

