Kur Rama “Gjunjëzonte” Miliarderin Basha mes Tritolit & i Sillte më Pas Dëmshpërblime Miliardash Atij – Pazar Politik (afatgjatë)!

Kur Rama gjunjëzonte miliarderin Basha dhe familjen e tij, mes shpërthimeve të tritolit në ndërtimet në bregdetin jonian, prona të tyre (jo të trashëguara), atëherë militantët e djathtë nuk pyetën ndonjëherë veten: Ku i gjetën këto miliarda këta individë për të ndërtuar të tilla volume betoni buzë detit? Po lejën kush ja dha Bashës për këtë ndërtim në një Bashki të majtë? (Kur themi Bashës, nënkuptojmë pronarin real, sepse literalisht në dokumenta përmenden familjarët e tij si pronarë, që me pensione na qënkan si mamaja e Veliajt.)

Atëherë shqiptarëve u kërciste në sy dhe veshë akti, shpërthimi dhe rrënimi, duke ua paralizuar logjikën, arsyen, mbizotëronte efekti shokant i rrënimit të përbindëshit të betontë.

Edhe njëherë bëjmë pyetjen: Ku i gjetën vallë miliardat e këtij ndërtimi pronarët ndërtues? Kjo në fakt ishte dhe është çështja! Me këtë duhet të angazhoheshin shqiptarët atëherë.

Të prishet një godinë me leje, ajo e Bashës, kjo është një çështje “madhore” për makutët politikë dhe hajdutët e mirëfilltë të këtij vendi, një lojë me një popull të atrofizuar mendërisht dhe shpirtërisht.

Historia që vjen më pas është qesharake, kriminale, por kryesisht fyese për shqiptarët që kuptojnë dhe e duan vendin dhe shoqërinë, si dhe injoruese për militantët e verbër që gjithçka u është bërë “blu” dhe “mavi”.

“Basha” pronar i drejtohet Gjykatës së Shkallës së parë për prishjen dhe menjëherë që atje merret një vendim. Në kohë rekord.

“Basha” pronar i drejtohet Gjykatës së Apelit dhe menjëherë që atje merr një vendim. Në kohë rekord.

Më pas kalon shkallën e Gjykatës së Lartë si vetëtime.

Dhe në fund i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, për cënim të pronës “me lejë”. Vendimi edhe që andej, nga Europa e shumëdashur, del në një kohë shumë të shpejtë dhe e dëmshpërblen miliarderin me disafish të vlerës reale të pronës dhe ndërtimit. Afro 17 miliardë lekë.

Avokatja e pronarit Basha, merr një post të lartë në Pushtetin “e Pavarur” dhe bëhet kreu i Avokatit të Popullit. Për aftësitë që tregoi vallë në çështjen “Basha”?! Jo, nuk e fitoi ajo çështjen, por ajo kishte emrin e pëfaqësueses ligjore të miliarderit dhe duhej shpërblyer për të qënë hermetike, gojëkyçur, besnike.

Në gjykatën e shkallës së parë shoh veten dhe të tjerë, që endemi për disa vite për një çështje të thjeshtë dhe nuk marrin dot vendim.

Në Gjykatën e Apelit mund të shkosh kur të të vijë rradha dhe të të kthejë sërish në Shkallë të Parë.

Në Gjykatën e Lartë mund të endesh për vite derisa të të vijë radha për t’u marrë vendim dhe disa vite të tjerë, nëse të kthen sërish në Shkallën e Parë.

Kurse në Strasburg dosjet e ish-pronarëve shqiptarë janë “mal” por nuk kam dëgjuar vendime kaq të shpejta dhe preçize dëmshpërblimi.

Basha si ja arriti vallë brenda shumë pak vitesh t’i mbyllë të gjitha, si dhe t’i jepet dëmshpërblimi?!

Ka me qindra dëmshpërblime që qeveria shqiptare nuk po i jep, po i anashkalon dhe zvarrit, disa dëmshpërblime edhe nuk i njeh si dëmshpërblim edhe pse kanë vendim nga Gjykata e Strasburgut. Ndërsa këtë vendimin e Strasburgut për Bashën e njohu qeveria dhe e rimbursoi në disafish të vlerës.

Ky pra është prazari. Blerësi i pushtetit është Rama. Shitësi i pushtetit është Basha.

***

Sot, miliarderi Basha, tritolin ia ka vënë PD-së, këtij aseti kombëtar, si dhe të djathtëve që po i dhunon dhe po i vret literalisht, teksa po i dhuron sërish pushtetin Tritolvënësit të madh!

Ky që nuk do të hynte kurrë në zgjedhje me Ramën kryeministër, me të “kopsiti dhe qepi” Kodin Zgjedhor. E madhe do të ketë qënë “llokma” që i është dhënë nga humanisto-progresistët socialistë.

Kodi Zgjedhor asgjësoi konkurrencën e lirë dhe listat e hapura. Dakortësi mes Bashës dhe Ramës.

Kodi Zgjedhor asgjësoi partitë e tjera të vogla. Basha i vrau aleatët e tij, që realisht nuk i shikon dot me sy. Dakortësi me Bashës dhe Ramës.

Pushtetin do e marrë sërish Sulltan Rama dhe pazarxhiu Basha do u tregojë shqiptarëve pas zgjedhjeve, sesi ja vodhi votat tritolvënësi.

Të shumta marrëveshjet mes të dyve, në kurriz të popullit shqiptar. Krim i djemve të Sorosit në Shqipëri!

Militantët do të votojnë, padyshim, e diela do i gjejë tek kutia e votimit.

Urime Partisë Socialiste!

4 Comments

  1. I’m amazed, I have to admit. Seldom do I come across a blog that’s
    equally educative and entertaining,
    and without a doubt, you have hit the nail on the head.

    The problem is something too few men and women are
    speaking intelligently about.
    I’m very happy that I stumbled across this in my hunt for something concerning this.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Salvini Kundër Erdogan: "Disa e Duan Turqinë në BE, por Ky Islam Është i Papajtueshëm me Vlerat tona!"

Next Story

Politika Majtisto-Globaliste, Ankthi & Keqdrejtimi Ende Nxisin Narrativën Pandemike!

Latest from Opinione