Ushtarë u vendosur pranë ambasadës.
Një shpërthim i fuqishëm tronditi ambasadën amerikane në Oslo të Norvegjisë herët të dielën në mëngjes.
Policia u thirr në vendngjarje rreth orës 1 të mëngjesit, raportuan mediat lokale dhe menjëherë pocilia reagoi. Autoritetet norvegjeze janë në kontakt me stafin e ambasadës.
Policia më vonë tha se shpërthimi ndodhi në hyrje të seksionit konsullor dhe shkaktoi dëme të vogla.
Shkaku i zjarrit është i panjohur, por autoritetet thonë se nuk ka pasur të lënduar. Policia nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme ndërsa hetimi vazhdon.
A Norwegian police helicopter is orbiting the US Embassy in Oslo after an explosion was reported. https://t.co/54BG7qLIvp pic.twitter.com/alOhfUUuMV
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) March 8, 2026
Një banor vendas 16-vjeçar i tha TV2 se po shikonte televizor kur u dëgjua shpërthimi. “Në fillim nëna ime dhe unë menduam se po vinte nga shtëpia jonë, kështu që pamë përreth, por pastaj nga dritarja dalluam se po mbërrinin shumë oficerë policie”, tha ai. “Kishte qen policie, dronë, oficerë policie me armë automatike dhe helikopterë që fluturonin përreth zonës”, tha ai.
Ambasadat amerikane në Lindjen e Mesme janë vënë në gatishmëri të lartë për shkak të operacioneve ushtarake amerikano-izraelite kundër Iranit dhe hakmarrjes së Teheranit.
Megjithatë, policia norvegjeze nuk ka raportuar ende ndonjë tregues se shpërthimi jashtë ambasadës amerikane në Oslo ka lidhje me luftën në Lindjen e Mesme.


