Çfarë fsheh audioja e Telegraph?
Një info tronditëse që doli në dritë nga gazeta Telegraph zbulon detajet e tmerrshme të operacionit izraelit që i preu kokën udhëheqjes së Iranit. Përmes një dokumenti audio të verifikuar në mënyrë të pavarur, Mazaher Hosseini, njeriu që i njeh sekretet e protokollit të Ajatollah-ut, përshkruan me saktësi rrëqethëse sesi Udhëheqësi i ri Suprem, Mojtaba Khamenei, arriti t’i shmangej vdekjes për disa sekonda.
Të mësosh se si një burrë i shpëtoi pragut të vdekjes për sekonda, ndërsa familja e tij po copëtohej pranë tij, shkakton një habi që nuk mund të përshkruhet me fjalë.
“Vullneti i Zotit” dhe Raketat Blu Sparrow!
Audioja zbulon se Mojtaba ishte brenda ndërtesës së synuar deri në momentin që raketat balistike izraelite Blu Sparrow shpërthyen në qiell.
Mojtaba Khamenei jetonte në të njëjtin kompleks me të atin në kryeqytetin iranian. Atje gjithashtu strehohej një sallë fetare ku Ali Khamenei mbante fjalime, si dhe shtëpia e fëmijëve të tij të tjerë.
Më 28 shkurt, raketat izraelite goditën kompleksin.
Mohammad Pakpour, kreu i IRGC-së, Aziz Nasirzadeh, ministri i mbrojtjes i Iranit dhe Ali Khamenei ishin midis të vdekurve.
Hosseini dëgjohet duke thënë se Mojtaba “doli në oborr për të bërë diçka” dhe ndërsa po kthehej lart, kompleksi u rrafshua me tokë.
Ndërsa ai vetë u plagos në këmbë, fati i të dashurve të tij ishte i tmerrshëm. Gruaja e tij, Haddad dhe djali u “martirizuan” menjëherë, ndërsa kunati i tij u vra tragjikisht kur raketa kaloi nëpër dhomën e tij dhe i preu kokën.
Kjo është audio i publikuar:
“Disa kilogramë mish”: Tmerri në Zyrën Ushtarake!
Përshkrimi i vdekjes së Mohammad Shirazi, njeriut kyç midis udhëheqësit dhe ushtrisë, është marramendës.
Shirazi literalisht “u shpërbë”. Hosseini zbulon në takimin e tij me klerikët se e tëra çfarë kishte mbetur nga ushtaraku i fuqishëm ishin “disa kilogramë mish”, të cilët u përdorën për të identifikuar trupin e tij.
Trupi i Mohammad Shirazi, kreu i zyrës ushtarake të Khameneit, u “bë copa-copa”.
Duket se izraelitët dinin gjithçka. Ata goditën njëkohësisht disa vende brenda kompleksit, duke synuar të mos linin askënd gjallë nga familja Khamenei dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë.
Heshtja e udhëheqësit “të plagosur”!
Fakti që Mojtaba nuk është shfaqur në publik që nga dita e zgjedhjes së tij, madje as për të mbajtur një fjalim para popullit të tij, nxit thashethemet.
Ka dyshime për shëndetin e tij, madje edhe Donald Trump hamendojnë se dëmtimi i Mojtaba mund të jetë shumë më serioz sesa një “dëmtim i lehtë në këmbë”.
Asnjë nga fëmijët e tjerë të Ali Khameneit nuk e ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për udhëheqësin e ri, ndërsa Mustafa Khamenei dhe gruaja e tij shpëtuan mrekullisht në rrënojat e një rezidence të tretë.
Misteri i Trashëgimisë dhe Hijet Amerikane!
Audioja hedh dritë gjithashtu mbi dyshimet e brendshme të regjimit. Agjencitë e inteligjencës amerikane besojnë se babai i tij, Ali Khamenei, kishte rezerva serioze nëse djali i tij mund të mbante barrën e udhëheqjes. Thashethemet rreth jetës së tij personale dhe dyshimet rreth aftësive të tij e bëjnë ditën tjetër të Iranit të duket si rërë në lëvizje.


