Irani Goditi Pakistanin për Herë të Parë me Raketa Balistike dhe Dronë

/

U shkatërruan bazat e Jaish al-Adl (Ushtria e Drejtësisë).

Pas Sirisë dhe Irakut, tani edhe Pakistani!

Irani ka nisur një sulm në shkallë të gjerë me raketa balistike dhe dronë kundër bazave të grupit të armatosur “Jaish al-Adl” në Balokistan, në Pakistan.

Irani brenda 48 orëve goditi objektiva në tre vende: Siri, Irak dhe Pakistan.

Sipas disa informacioneve, Pakistani ishte në konsultim me udhëheqjen e Iranit për këtë sulm. Zyrtarisht Pakistani nuk e ka konfirmuar ende sulmin iranian brenda territorit të tij.

Zhvillimi është me interes të jashtëzakonshëm pasi Irani godet objektivat brenda Pakistanit për herë të parë. Vihet re se Pakistani është në luftë me dy organizata të tjera terroriste dhe çdo ndihmë do të ishte e mirëpritur për Islamabadin.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka konfirmuar se ka kryer një operacion duke përdorur raketa balistike dhe dronë kamikazë kundër 2 shtabeve të përdorura nga “grupet terroriste anti-iraniane” në territorin e Pakistanit Perëndimor, pranë kufirit me Iranin.

Sipas agjencisë iraniane, dy “baza të rëndësishme” të Jaish al-Adl në Pakistan “u shkatërruan”.

Luftëtarët e grupit militant kanë sulmuar periodikisht forcat iraniane të sigurisë në kufirin mes dy vendeve.

Aktualisht, Pakistani nuk e konfirmon sulmin e Teheranit në tokën e tij.

Sulmet erdhën një ditë pasi Garda Revolucionare e Iranit lëshoi ​​raketa balistike në rajonin kurd të Irakut verior, në atë që e quajti “selinë e spiunazhit të Mosadit” izraelit, si dhe goditi objektiva në Siri, të cilat thotë se janë të lidhura me ISIS.

Jaish al-Adl, i formuar në vitin 2012 dhe i cilësuar si një organizatë “terroriste” nga Teherani, SHBA, Japonia dhe Zelanda e Re, është një grup militant sunit që vepron në provincën juglindore të Iranit, Sistan-Balukistan, ku shpesh shpërthejnë konflikte të armatosura.

Grupi pretendon se përkrah kërkesën për më shumë të drejta dhe kushte më të mira jetese për etninë baluçë në Iran, ndaj dhe ka ndërmarrë sulme të shumta kundër forcave iraniane të sigurisë gjatë dhjetë viteve të fundit.

Muajin e kaluar, ajo mori përgjegjësinë për një sulm në një stacion policie në Sistan-Balukistan ku vrau të paktën 11 oficerë policie iraniane.

Sistan-Balukistan kufizohet me Afganistanin dhe Pakistanin dhe ka një histori konflikti midis forcave iraniane të sigurisë dhe militantëve sunitë, si dhe kontrabandistëve të drogës.

Provinca është një nga rajonet më të varfra të Iranit dhe është e banuar kryesisht nga etnia beluçitë sunitë, një pakicë në Iranin me shumicë shiite.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

SHBA Njoftoi Pezullimin e Ndihmave për Ukrainën: “Dhamë Ato që Kishim, Nuk Kemi më Fonde”

Next Story

Cili Është Vendi ku Asnjë Njeri Nuk do të Mund të Shkelë për 100.000 Vjet

Latest from Info