Gjeorgjia ka shpallur një periudhë zie kombëtare pas ndarjes nga jeta të Patriarkut Ilia II të Gjeorgjisë, siç është njoftuar zyrtarisht nga qeveria e vendit.
Sipas vendimit të qeverisë, periudha e zisë zbatohet në të gjithë territorin, si shenjë nderimi për Primatin e bekuar të Kishës Gjeorgjiane, i cili i shërbeu veprës shpirtërore dhe shoqërore të vendit.
Në këto rrethana, flamujt kombëtarë në të gjitha ndërtesat publike dhe administrative do të valëviten në gjysmështizë gjatë gjithë periudhës së zisë.
I përjetëshëm kujtimi!


