Pamje Satelitore: 1 Fregatë e Vetme Greke Përballë 7 Fregatave Turke, Pranë Anijes Oruc Reis!

Një shokim i dytë kjo pamje nga sateliti, i situatës në ujërat greke, pas dëshmisë së ish Këshilltarit të Mbrojtjes Kombëtare Greke, i cili dha dëroheqjen para pak orësh, A.Diakopoulou, se Oruc Reis vazhdon kërkimet në ujërat greke dhe nuk është penguar prej askujt, teksa ka cënuar sovranitetin territorial të Republikës së Greqisë.

Fotografia nga një satelit izraelit paraqet përballjen e dy flotave ushtarake, nëse ajo greke mund të quhet flotë, pasi ndryshe nga sa është informuar publiku, se në det gjendet e gjithë flota ushtarake greke, rezulton se në ujërat e zonës ku bën kërkimet anija turke, ka vetëm një fregatë greke.

Në vend të flotës greke, vetëm një anije luftarake, fregata F-450 “EΛΛΗ”, e klasit “S” gjendet përballë 7 anijeve luftarake turke.

Asnjë anije tjetër greke nuk gjendet as në afërsi të zonës ku ka stacionuar anija turke. Në një rreze prej 50 milje nga anija turke nuk ka asnjë fregatë apo anije greke.

Raporti mes fregatave turke dhe atyre greke… 7:1!

Dhe ky fakt nuk mund të jetë thjesht një detaj i parëndësishëm, është padyshim një politikë e zbehtë përpara detyrës për të mbrojtur moscënimin e tërësisë territoriale, si dhe duket të jetë një taktikë e drejtuar nga Berlini, që përpiqet për dialog dhe marrëveshje, si dhe një bindje e politikës greke e pajustifikueshme, tek globalistët europianë të gjermano-lindores Merkel.

Dialog dhe marrëveshje me pushtuesin, me shkelësin e kufijve shtetërorë?! Absurd!

Aleancë ndër shekuj kjo e Gjermanisë me Turqinë. Asgjë për t’u çuditur në fakt.

Dikur, mes sjelljesh të tilla, Greqia humbiste Qipron (sa për kujtesë)!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermania: Eksperimenti që të Jep 1.200 Euro Pagë në Muaj… pa punuar!

Next Story

SHBA: Të Shtëna me Armë - Disa të Plagosur!

Latest from Info