Presidenti i SHBA-ve mbi ultimatumin 48-orësh për rrjetin elektrik të Teheranit.
Donald Trump, duke folur në Kanalin 13 të Izraelit, e bëri të qartë se afati që i dha Iranit për të hapur Ngushticën e Hormuzit po i afrohet skadimit dhe pasojat do të jenë “fatale”.
Trump argumentoi se Irani ka qenë një faktor destabilizues për 47 vite.
“Tani, ata po marrin ndëshkimin që meritojnë”, tha ai, duke shtuar se “shkatërrimi total” i infrastrukturës së tyre do të çonte në një rezultat “shumë të mirë” për sigurinë globale.
Presidenti i SHBA-ve dërgoi gjithashtu një kritikë të ashpër ndaj aleatëve të NATO-s, duke i akuzuar ata për mosveprim dhe mungesë guximi përballë krizës.
“Është turp ajo që po bëjnë (ose më saktë ajo që nuk po bëjnë)”, tha ai, duke nënkuptuar se SHBA-të nuk do të prisnin proçedurat burokratike të Brukselit për të siguruar lundrimin në Gjirin Persik.
Deklarata vjen vetëm disa orë para se të skadojë ultimatumi 48-orësh. Kujtojmë se Trump ka kërcënuar të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit, duke filluar nga më i madhi, nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet menjëherë dhe pa kushte.


