E Pabesueshme: “Mbrojtësit” 12-Vjeçarë të Iranit do të Patrullojnë Teheranin!

/

I gjithë Irani dëshiron të kontribuojë në frontin e rezistencës kundër tiranit global!

Sipas një njoftimi zyrtar, autoritetet iraniane kanë vendosur të hapin radhët e grupeve të patrullave vullnetare në Teheran për të miturit, duke lejuar tani pjesëmarrjen e fëmijëve edhe nga mosha 12 vjeç.

“E gjithë bota dëshiron të kontribuojë në frontin e rezistencës kundër tiranit global (formulim i redaktuar që i referohet SHBA-së) dhe ne kemi një numër shumë të madh vullnetarësh midis të rinjve”, tha Rahim Nadali, një oficer i lartë i Gardës Revolucionare, duke folur në televizion.

Që nga fillimi i luftës, forcat iraniane të sigurisë kanë shtuar pikat e kontrollit në Teheran, duke synuar të parandalojnë çdo protestë kundër regjimit.

Basij, një “forcë mobilizimi” e përbërë nga rreth 600,000 vullnetarë në të gjithë vendin, është përgjegjëse për këto kontrolle të shtuara.

Por sulmet izraelite dhe agjentët e Mossad-it kanë asgjësuar këto 3 javë shumë nga grupet e patrullimit në rrugët e Teheranit.

Sipas Nandali-t, “shumë të rinj dhe adoleshentë duan të marrin pjesë” në misionet e ndërmarra nga Basij, të tilla si “mbledhja e të dhënave të sigurisë dhe kryerja e patrullimeve”, sipas APE-MPE.

Po nxjerrin tani më, fëmijët si mburojë për të mos u goditur patrullat.

Këta janë, që të jemi të qartë!

Ku janë OKB-ja, ku janë Organizatat e të Drejtave të Njeriut dhe Mbrojtjes së Fëmijëve, pse nuk reagojnë?!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Dron Godet Një Çisternë Ruse Nafte, Pranë Ngushticës së Bosforit!

Latest from Info