Çfarë thotë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA)!
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi se reaktori bërthamor iranian me ujë të rëndë në Khodab (Arak) të Iranit “pësoi dëme të rënda dhe nuk është më funksional”, duke konfirmuar shkallën e dëmit pas një sulmi që i atribuohet Izraelit.
Agjencia sqaroi se “objekti nuk përmban material bërthamor të deklaruar”, duke theksuar se nuk ka asnjë tregues të pranisë së materialeve që mund të krijojnë një rrezik të menjëhershëm bërthamor.
Izraeli konfirmoi se bombardoi reaktorin Khondab të premten, si pjesë e përshkallëzimit të konfliktit me Iranin.
IAEA tha se përfundimet e saj bazoheshin në analiza të pavarura të imazheve satelitore, si dhe në njohuritë e saj për karakteristikat teknike të objektit.
Khotab është pjesë e programit bërthamor të Iranit dhe është i lidhur me objektet për prodhimin e ujit të rëndë, i cili përdoret në lloje të caktuara të reaktorëve bërthamorë.
Agjencia vazhdon të monitorojë zhvillimet që përfshijnë objektet bërthamore në rajon, me qëllim parandalimin e rreziqeve që mund të ndikojnë në sigurinë bërthamore.


