Mohammad Baqer Qalibaf flet për mobilizim masiv, ndërsa Teherani nuk sheh përparim në përpjekjet e ndërmjetësimit.
Në një kohë tensionesh në rritje në Lindjen e Mesme, udhëheqja iraniane po projekton një imazh të mobilizimit masiv. Irani deklaron se afërsisht 7 milionë qytetarë kanë shprehur tashmë dëshirën e tyre për të marrë armët dhe për të mbrojtur vendin.
Kjo deklaratë vjen për të përforcuar narrativën e mobilizimit kombëtar, pasi – siç pretendon Irani – në më pak se një javë është zhvilluar një fushatë e gjerë në të gjithë vendin. Përmes rrjeteve sociale, mediave shtetërore dhe mesazheve masive, qytetarët ftohen të deklarojnë pjesëmarrjen në një përpjekje të mundshme lufte.
Megjithatë, shifra prej 7 milionësh nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur dhe është e paqartë sesi është arritur në të, pra sesi u arrit të kontaktohen 7 milionë burra. Në të njëjtën kohë, autoritetet kanë apeluar edhe për personelin ushtarak në pension që të marrin pjesë në luftë, ndërsa organizata paramilitare Basij thuhet se pranon edhe të mitur në radhët e saj, gjë që është një shkak për shqetësim të gjithë planetit.
Klima është përkeqësuar më tej nga zhvillimet në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Më 29 mars, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se forcat amerikane mund të synojnë ishullin Kharg, një qendër kyçe e eksportit të naftës për Iranin, duke intensifikuar skenarët e konfliktit.
Në të njëjtën kohë, Teherani duket pesimist në lidhje me përparimin e përpjekjeve diplomatike. Kreu i misionit diplomatik iranian në Egjipt, Mojtaba Ferdosipour, deklaroi se nuk ka “rezultate pozitive” në përpjekjet e ndërmjetësimit për t’i dhënë fund konflikteve.
Më në fund Irani pranoi se ka qenë në mënyrë të vazhdueshme në negociata.
Sipas tij, Irani beson se SHBA-të dhe Izraeli aktualisht nuk po kërkojnë një armëpushim, ndërsa po kërkon garanci të qarta nga organizatat ndërkombëtare dhe aktorët rajonalë, për të garantuar që asnjë marrëveshje nuk do të shkelet në të ardhmen.
Vendet e përfshira në përpjekjet e ndërmjetësimit – midis tyre Turqia, Pakistani, Egjipti dhe Arabia Saudite – po vazhdojnë kontaktet, megjithatë, pala iraniane shpreh dyshime për efektivitetin e tyre, duke lënë të hapur mundësinë e përshkallëzimit të mëtejshëm.
Ndërsa Amerika dhe Izraeli bëjnë fjalë për një regjim mashtrues dhe persona të pabesë dhe pa garanci në fjalën e thënë, me të cilët nuk bën sens marrëveshja, apo negociata.
Lufta merr në orët dhe ditët në vazhdim një tjetër trajektore.


