Më shumë se 80 anije dhe 1,000 aktivistë po përgatiten të nisen nga Barcelona për të thyer bllokadën e Gazës, pas ndalimit të “Flotiljes Globale Sumud” në vitin 2025. Mbështetësit e kauzës palestineze njoftuan se po planifikojnë një mision të ri detar ndihme humanitare për Rripin e Gazës, duke u nisur nga Barcelona të dielën, më 12 prill. Iniciativa vjen pas ndalimit të “Flotiljes Globale Sumud” në vjeshtën e vitit 2025 nga forcat izraelite, gjë që kishte shkaktuar një protestë ndërkombëtare.
Koalicioni i kolektivave po kërkon të bashkojë më shumë se 80 anije dhe 1,000 aktivistë nga e gjithë bota në kryeqytetin katalanas, me qëllim sigurimin e ndihmës humanitare për Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta. Organizatorët thonë se misioni do të jetë një ndërhyrje jo e dhunshme, e bazuar në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe thirrjen për përgjegjësi ndërkombëtare.
Do të mbahet gjithashtu një marshim tokësor për të ushtruar presion mbi qeveritë dhe për të forcuar solidaritetin ndërkombëtar. Sipas aktivistëve, misioni synon t’i rezistojë intensifikimit të bllokadës, dhunës dhe privimit në Gaza.
Misioni i mëparshëm, “Flotilja Globale Sumud”, u ndalua nga forcat izraelite, ndërsa pasagjerët u arrestuan teksa po i afroheshin Rripit të Gazës, i cili po përballej me mungesa të mëdha ushqimi, uji, ilaçesh dhe karburanti.
Rripi i Gazës ka qenë nën një armëpushim të brishtë që nga 10 tetori 2025, pas dy vitesh lufte, e cila filloi me një inkursion të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023 dhe u pasua nga operacione të gjera hakmarrëse ushtarake izraelite.
Sot në Gaza nuk ka probleme as ushqimi, as uji të pijshëm dhe as shkollimi dhe kujdesi shëndetësor. Në një zonë të ndetur dhe në Luftë, kush i dërgon këta aktivistë, me pikënisje Barcelonën, Spanjën e drejtuar nga kripto-komunisti socialist?
Si dhe të tjerët, as këta nuk kanë për t’u lejuar të hyjnë, pasi territori është në gjendje lufte.
Do të ishte mirë sikur të kishin folur për regjimin e Iranit që vrau 73 mijë të rinj protestues, në të gjithë vendin, brenda 2 muajve.
Iniciativa e re synon të forcojë aksesin humanitar dhe të dërgojë një mesazh përgjegjësie ndërkombëtare, ndërsa organizatorët nënvizojnë se veprimi i tyre bazohet në parimet e mosdhunës dhe respektit për dinjitetin njerëzor. Largimi nga Barcelona pritet të tërheqë vëmendjen dhe mbështetjen ndërkombëtare, pasi situata në Gaza mbetet kritike.


