Treni me shpejtësi të lartë përplaset me kamion, shoferi i vdekur dhe 27 të plagosur.
Autoritetet lokale nuk janë ende në gjendje të japin detaje rreth rrethanave të incidentit.
Makinisti i një treni me shpejtësi të lartë TGV humbi jetën kur treni i tij u përplas me një kamion ushtarak në veri të qytetit Arras në Francën veriore, ndërsa 27 persona u plagosën, njoftuan kompania hekurudhore franceze SNCF dhe autoritetet lokale.
Aksidenti ndodhi në orën 07:00 në një kryqëzim hekurudhor, sipas kompanisë.
As SNCF dhe as autoritetet lokale nuk kanë qenë ende në gjendje të japin sqarime mbi rrethanat e incidentit.
Trafiku i trenave është pezulluar në vendngjarje të paktën deri nesër në mbrëmje.



