Vetëm ‘Sinori’ i Gjitones Greke Ka Radhë Kilometrike Shqiptarësh?! Domethënëse!

Radhë të gjata shqiptarësh, “lumenj” shqiptarësh” për të shkuar në gjitonen Greqi. “Pse nuk qëndrojnë në Shqipëri vallë “lumenjtë”, por derdhen në det dhe kripen?” – siç thotë dhe Ezopi.

Ja disa pamje të tilla flasin dhe bërtasin për realitetin, për ca të vërteta këtej dhe matanë sinorit.

Mijëra shqiptarë që largohen nga Shqipëria për në Greqi. Pse? Ku shkojnë?

Cilët janë këta shqiptarë që nguten të largohen drejt gjitones që i ka “shfrytëzuar” dhe që mes “punës së tyre” ngriti mirëqënien, sepse ndryshe do të kishte “falimentuar” me kohë?!

Nuk ka radhë kilometrike shqiptarësh në kufijtë me Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, me Italinë, vetëm në kufirin me Greqinë kjo hata.

Për t’u çuditur vërtet! Apo jo?!

Do të jenë ata shqiptarët që punojnë në Greqi, por që për pak pushime vijnë në Shqipëri, në shtëpinë e tyre, sjellin edhe të ardhurat në monedha dhe i depozitojnë në banka, ndërtojnë ndonjë shtëpi, hapin dhe ndonjë biznes dhe largohen sërish, si lumenjtë drejt detit.

Por kur lumenjtë derdhen në det, i thonë detit “sa shumë na kripe”. Kur deti mbyll portat dhe fryhen e buçkaviten, derdhen e dergjen në tokat ku rrjedhin, lumenjtë i ulërijnë bujkut dhe detit “pse nuk na lejoni të rrjedhim”.

E ka thënë Ezopi – “lumë mos e shaj detin që të krip, se në mos u derdhsh diku, do të të thajnë”. Por herë-herë lumi, teksa është në rrjedhë, humbet kujtesën dhe shan detin.

Do të jenë edhe ata shqiptarët që shkojnë në Greqi për punë sezonale, ata që shfrytëzojnë 3-mujorin e mundësisë për të punuar pak në të bardhë dhe pak në të zezë. Nuk ka punë në Shqipëri, për rrjedhojë porta e gjitones është e para që trokasim, edhe pse e godasim sa herë që na jepet mundësia me shgabën e nacionalizmës bajate në dorë.

Do të jenë edhe disa nga ata shqiptarët që duan të pushojnë andej ku çmimet e hoteleve dhe ushqimit janë 1/3 e çmimeve krahasuar me brigjet shqiptare të Jonit.

Do të jenë edhe nga ata shqiptarët që shkojnë dhe kurohen periodikisht në spitalet shtetërore të gjitones Greqi, me “letrat” apo “kartat” e djalit, vajzës, motrës a vëllait. “Hajde se ka gjitonia fonde, i jep Evropa, neve nuk na jep nëna Shqipëri, që na ka përcjellë në arrati” – thotë shgaba.

Shumica e këtyre “lumenjëve” që derdhen në Greqi nuk mund edhe të mbyllen në Shqipëri, sepse po marrin tek gjitonia “epidhoma”, ose e thënë në shqip “asistencë sociale”, të majme, ndaj në data të caktuara duhet të jenë në Greqi sepse nënshkruajnë “letra” dhe “karta”. Rrinë andej edhe pa punë dhe u paguhet qeraja e banesës, marrin asistencës dhe ca bonuse ushqimi për super-marketin, kështu që për momentin ja vlen njerka dhe jo nëna.

Ah gjitone që u more jetën shqiptarëve këto 30 vjet dhe që nuk i lë të ndërtonin atdheun e tyre.

***

Për mua gjitonia Greqi duhet të mbyllë rrugët, kufijtë, ajrin dhe detit dhe shqiptarët duhet të kthehen përfundimisht në vendin e tyre për ta ndërtuar dhe nuk ka pse të vuajnë më me nacionalizmin, racizmin dhe përbuzjen e gjitones. Mjaft më me vuajtje andej, mirë është të kthehen në atdhe shqiptarët e mërguar.

Sërish nuk e kuptoj, cilët janë këta “lumenj” shqiptarësh që edhe pse andej me gjitonen raciste heqin “të zitë e ullirit”, duan të ikin dhe të derdhen në “detin e kripur”?

Pandemia, globalizmi, shqiptari, gjitonia, sinori, Ezopi dhe Sindromi i Stokholmit.

1 Comment

  1. Duke ndenjur atje…Greqia i ka kthyer me greker se grekerit…Fati i Greqise qe jo vetem punojne shqiptaret per te, por e kane zbardhur nder dekada…dmth. i kane celur nje cike, esmeret. Prandaj Greqia nuk do kurrsesi qe Shqiperia te jete nje vend me mireqenie, ka punuar, punon, dhe do te punoje per kete ceshtje. Dhe me ironike eshte se kete pune ja mbarojne Shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rusi: Luftë e Ftohtë Medikale - Video Promocionale e 'Sputnik V' për Vaksinën Ruse (Covid-19)!

Next Story

Mitsotakis Nuk Pranon Putin për të Bërë Ndërmjetësin tek Erdogan!

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe