Çfarë do të ndodhë në Siri që ka një lidhje të fortë me atë që po ndodh në Iran?
Në Siri mesa duket do të takohen dhe do të ndeshen Izraeli me Turqinë, në fazën e parë të luftës së tyre.
Një luftë e madhe po i vjen Sirisë dhe do të jetë midis Izraelit dhe Turqisë. Pas Libanit dhe shfarosjes së plotë të Hezbollahut nga ushtria e Netaniahut, radhën e ka Turqia, mes Sirisë.
Por Turqia ka një problem madhor, që ka të bëjë me largimin e SHBA-ve nga NATO dhe që e lë atë zbuluar, në zbatimin e Nenit 5, pasi largimi i SHBA-ve nga NATO-ja, nuk e detyrojnë më që të mbrojë ndonjë shtet, që mund të kërcënohet nga një shtet dhe ushtri tjetër.
Ndaj dhe në këtë panik, sulltan Erdogani po rend në krahët e Europës, po u premton atrye edhe bashkëpunim me Ukrainën, për të mbrojtur Europën nga Rusia. E gjitha kjo bëhet, që kur Turqia, të ketë përballë Izraelin, vendet europiane të NATO-s të mund ta ndihmojnë.
Por nëse Turqia dhe Izraeli do të kalojnë në luftë, një gjë është e sigurtë, të gjithë do të shkojnë të shkulin copa Turqie, do ta vjedhin dhe do ta zhvatin, askush nuk ka për të shkuar për mbrojtje, apo ndihmë.
Situata është më shumë se komplekese, por lehtësisht e lexueshme, për një vëzhguesh afatgjatë dhe në thellësi të personave dhe ngjarjeve.

