Spanja po Vlon nga Tërbimi! Në Mënyrë Simbolike “Ekzekutuan” Netaniahun me Një Shpërthim me 14 Kilogramë Barut!

/

Madridi dhe Tel Avivi tani janë në rrugën e një konflikti diplomatik në shkallë të plotë!

Zemërimi në Spanjë po derdhet si lavë! Nuk po flasim vetëm për një protestë, por për një “ekzekutim” simbolik që tregon se sa shumë vlon gjaku i një pjese të spanjollëve, të partisë në pushtet, kundër Netaniahut.

Spanja në një reagim ndoshta edhe të pakuptueshëm, me një indinjatë popullore ndaj veprimeve të Izraelit mori një formë të tmerrshme dhe mbresëlënëse në qytetin El Burgo, pranë Malagas. Banorët, duke shprehur ndjenjën e përbashkët të zemërimit që mbizotëron, nuk u kufizuan vetëm në slogane. Bë një maskot gjigante të Benjamin Netaniahut, 7 metra të lartë, e cila u përpi nga zjarri në një shpërthim shurdhues që tronditi zonën.

Maskoti që paraqiste kryeministrin izraelit me kostum dhe shaminë tradicionale arabe (një simbolikë që shkaktoi stuhi), ishte e mbushur me 14 kilogramë barut. Shpërthimi i saj para turmës nuk ishte thjesht një zakon, por edhe një veprim ekstrem, për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme.

Kryetarja e bashkisë së zonës, Maria Dolores Narvaez, u përpoq ta minimizonte ngjarjen si pjesë të një tradite lokale, por ngarkesa e saj politike ishte e pamundur të fshihej.

Tel Avivi foli për “urrejtje antisemite”!

Reagimi i Izraelit ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. Ministria e Jashtme izraelite thirri me nxitim diplomatin më të lartë spanjoll për shpjegime, duke i përshkruar imazhet si “të shëmtuara”.

Akuza është serioze. Izraeli pretendon se ky shpërthim urrejtjeje nuk është aksidental, por rezultat i “nxitjes” sistematike nga qeveria e Pedro Sánchez. Jeruzalemi beson se kritika e ashpër e Madridit ndaj Netaniahut i ka dhënë “dritën jeshile” botës për të shprehur një urrejtje në ekstrem.

Madridi mbron veten, këmbëngul populli!

Qeveria spanjolle është përpjekur të mbajë distancën, duke hedhur poshtë akuzat për antisemitizëm dhe duke deklaruar angazhimin e saj për të luftuar urrejtjen. Megjithatë, realiteti në rrugët e Spanjës është i ndryshëm: opinioni publik është i indinjuar nga Netaniahu dhe incidenti në El Burgo shihet nga shumë si maja e ajsbergut të një përçarjeje të thellë mes dy popujve.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Erdogan Kërcënon Netaniahun se do të Pushtojë Izraelin - Sulltani i Ankarasë në Delir, Del në Krah të Iranit!

Next Story

Greqia Drejt Zgjedhjeve të Parakohëshme pas Një Seri Skandalesh Qeveritare - Mitsotakin po e Rrëzojnë të Tijtë & Jo Opozita

Latest from Info