Rick Scott “godet” Erdoganin nëpërmjet X: Senatori republikan i dërgoi një mesazh të ashpër Ankarasë, ndërsa ekspozoi edhe ambasadorin amerikan Barack.
Senatori republikan amerikan Rick Scott ka përsëritur në një mënyrë veçanërisht të ashpër kundërshtimin e tij të vazhdueshëm ndaj perspektivës së Turqisë për blerjen e avionëve luftarakë F-35, duke i dërguar një mesazh të qartë Presidentit Erdogan, por edhe duke mohuar vlerësimet optimiste që shprehen herë pas here nga Ankaraja.
Në një postim në platformën X të dielën, aleati i ngushtë politik i Donald Trump kujtoi se ai i kishte thënë tashmë udhëheqjes turke që në vitin 2018 se, prokurimi i F-35 nuk do të kryhej. “Ta thashë atëherë dhe do po jua them përsëri: NUK do t’i merrni F-35”, vuri në dukje ai, duke përdorur retorikë të ashpër kundër Ankarasë.
Akuza kundër Ankarasë!
Scott kritikoi ashpër Turqinë, duke e akuzuar atë për mbështetjen e Hamasit dhe Vëllazërisë Myslimane, mbajtjen e një qëndrimi armiqësor ndaj Izraelit dhe shfaqjen e afërt me Rusinë dhe Iranin. Në të njëjtin kontekst, ai e bëri të qartë se nuk sheh asnjë mundësi jo vetëm për F-35, por edhe për platforma të tjera amerikane të mbrojtjes, siç janë F-16.
Deklaratat kontradiktore të ambasadorit amerikan në Ankara!
Qëndrimi i tij është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me atë që ambasadori amerikan në Ankara, Tom Barack, kishte deklaruar disa ditë më parë, në Forumin Diplomatik të Antalias. Ky i fundit ishte shfaqur optimist, duke vlerësuar se çështja e sistemeve ruse kundërajrore S-400 të Turqisë mund të zgjidhet së shpejti, duke lënë të hapur mundësinë e riintegrimit të vendit në programin F-35, me pëlqimin e Donald Trump.
Barack në fakt, u përpoq të minimizonte gjithashtu dimensionin e marrëdhënieve greko-turke, duke deklaruar se “Greqia ka S-300 dhe F-35”, për të shtuar me humor se nuk do të zgjerohej më tej mbi këtë çështje në mënyrë që të mos “i ndalohej të shkonte përsëri në Mykonos”. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se “Turqia nuk është një vend me të cilin mund të ngatërrohet kushdo”.
Por vlen të theksojmë që ambasadori amerikan në Ankara është në prag të zëvebdësimit të tij.
Mosmarrëveshjet e brendshme në SHBA!
Deklaratat e Scott tregojnë se brenda Shteteve të Bashkuara ka ende kundërshti të forta ndaj çdo skenari të afrimit me Ankaranë në fushën e armatimeve, pavarësisht zërave të herëpashershëm më pajtues.
Turkey, the country that funds Hamas, the Muslim Brotherhood, hates Israel, loves Russia and Iran…good luck getting the F35, F16, and any other American made defense platform.
— Rick Scott (@SenRickScott) April 19, 2026
I told Erdoğan in 2018 and I tell him again: you’re NOT getting the F35. https://t.co/7gAHdJGjO1


