Cuatro heridos leves en el accidente de una atracción en la Feria de Sevilla
— CanalSurNoticias (@CSurNoticias) April 25, 2026
🌐 https://t.co/oRxKjLlykw pic.twitter.com/oIO5Mxwt6u
Aksident i frikshëm në parkun e argëtimit në Sevilje.
Kablloja e lodrës ekstreme u këput në ajër!
Katër të plagosur, përfshirë dy fëmijë.
Imazhe dramatike nga vendi i ngjarjes.

Një aksident i rëndë ndodhi të premten në mbrëmje në një luna park argëtimi në Sevilje, kur një kabllo në një lodër “Body Jumping” u këput, ndërsa kapsula ishte në ajër.
Sipas Shërbimit të Emergjencave të Seviljes, incidenti rezultoi në goditjen me forcë të kapsulës në një shtyllën metalike dhe bazën e objektit, duke plagosur pasagjerët.
Kapsula mbante dy fëmijë, të cilët u tmerruan pasi mbetën të lidhur në një lartësi të madhe me lodrën e varur nga një kabllo e vetme. Dy persona të tjerë u plagosën në tokë nga fragmente që u ranë në momentin e aksidentit.
Ekipet e shpëtimit nxituan menjëherë në vendngjarje, të cilët nxorën fëmijët dhe u dhanë ndihmën e parë.
Të gjithë të plagosurit u dërguan në një qendër shëndetësore lokale, sipas mediave spanjolle.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe po shqyrtojnë kushtet e sigurisë së Parkut të Lojnave.


