Ndërhyrja e parë e drejtpërdrejtë e Pekinit në krizën ballkanike.
Një ndërhyrje kuptimplote është bërë të martën nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, e cila iu referua krizës së fundit në Kosovë dhe i bëri thirrje NATO-s të respektojë “sovranitetin dhe integritetin territorial” të Serbisë.
Përfaqësuesit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës gjatë një konference për Media-n i është kërkuar të komentojë raportet / informacionet që flasin për dhunë të policisë së Kosovës ndaj demonstruesve serbë, me pasojë të lënduar.
Siç tha Mao Ning, “Kina po monitoron nga afër zhvillimet dhe mbështet përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, kundërshton veprimet e njëanshme të institucioneve të përkohshme në Prishtinë dhe i bën thirrje Serbisë të përmbushë detyrën e saj për të krijuar një bashkim/bashkësi komunash me shumicë serbe”.
“Ne i bëjmë thirrje NATO-s të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit përkatës dhe të kontribuojë me të vërtetë për paqen në rajon”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze.
Në thelb, me ndërhyrjen e saj, Mao Ning e bëri të qartë se Pekini e konsideron Kosovën si territor serb.
Më herët NATO ka njoftuar vendosjen e forcave shtesë në Kosovë, pas përleshjeve me protestuesit serbë në rajon. Këto trazira kanë shkaktuar plagosjen e gati 30 ushtarëve të forcës së NATO-s KFOR.
“Dislokimi i forcave shtesë të NATO-s në Kosovë është një masë paraprake për të siguruar që forcat e KFOR-it të NATO-s të kenë kapacitetet që i nevojiten për të ruajtur sigurinë në përputhje me misionin që na është besuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, tha Admirali Stuart Moons në një deklaratë.
“Në përgjigje ndaj trazirave të fundit dhe lëndimit të 30 paqeruajtësve në Kosovë, NATO ka mandatuar vendosjen e një Force Rezervë Operacionale (ORF) për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratë.