Pasi çështja e 11 shtatorit u mbulua për kohë të gjatë, ish kreu i FBI na vërteton se ngjarja e 11 shtatorit ishte e orkestruar në nivelet më të larta të qeverisë së SHBA-ve.
Ish kreu i FBI Ted Gunderson deklaron gjithashtu se sulmi me bomba në Oklahoma, vrasjet e presidentit Kennedy, djalit të tij, sulmi në Qendrën Botërore të Tregtisë dhe trafikimi seksual i fëmijëve mes ushtrisë, CIA-s dhe politikanëve, janë të gjitha ngjarje që mbulohen, fshihen, për të mos u mësuar e vërteta, pasi orkestrohen nga qarqet më të larta të qeverisjes.
Vërtetohet dhe dokumentohet me të dhëna të argumentuara se FBI ishte në dijeni paraprakisht për sulmet e 11 shtatorit dhe nuk bëri asgjë për t’i parandaluar ato. Më tej ai thotë se është shumë e qartë se e gjithë kjo është orkestruar nga më të fuqishmit, në nivelet më të larta të qeverisë sonë dhe duhet që bota ta dijë.
Përdorin terrorizmin si një justifikim për të hequr të drejtat tona kushtetuese dhe liritë civile, duke vrarë mijëra amerikanë të pafajshëm. 11 shtatori u orkestrua. Kullat Binjake dhe ndërtesa 7 u hodhën në erë. Avionët nuk goditën ndërtesat. Ata u hodhën në erë me qëllim.
Në bombardimin e Oklahoma u gjet një bombë brenda ndërtesës që nuk shpërtheu dhe ishte vendosur nga vetë ushtria amerikane. Ky ishte një tjetër sulm terrorist nga qeveria amerikane, kundër amerikanëve, në tokë amerikane.
Si një hetues privat, pasi u tërhoq nga FBI, Gunderson mori përsipër çështjen e Jeffrey Robert MacDonald, i cili ishte një mjek amerikan dhe kapiten i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, i cili u dënua në gusht të viti 1979 për vrasjen e gruas së tij shtatzënë dhe të dy vajzave të tij, në shkurt të vitit 1970, ndërsa shërbente si mjek i Forcave Speciale të Ushtrisë.
Gjatë hetimeve të tij në çështjen MacDonald ai mori një rrëfim të nënshkruar nga Helena Stoeckley, ku thuhej se Jeffrey MacDonald nuk e bëri krimin, ishte grupi i kultit satanik që kreu ato vrasje. Gjykatat e shpërfillën rrëfimin e saj totalisht, për të mos zbuluar të vërtetën.
Helena Stoeckley vazhdoi të rrëfejë se ai ishte një operacion në shkallë të gjerë të trafikimit të drogës, që u mbulua qëllimshëm. Ata po hidhnin drogë në qese plastike në strehimet e ushtarëve të vdekur, që po dilnin nga Azia Juglindore. Morën pjesë gjeneralë ushtarakë, oficerë të tjerë të personelit ushtarak, oficerë policie dhe hetues të ushtrisë.
Ai punoi gjithashtu në rastin e mbulimit të Franklin, që përfshin operacione të paligjshme qeveritare të drogës dhe të kulteve satanike, që morën fëmijë nga jetimoret dhe familjet kujdestare, dhe i transportuan privatisht në Uashington për orgji seksuale me kongresmenë dhe senatorë amerikanë. Kjo është filmuar dhe fotografitë janë marrë për kontroll dhe shantazh.
Përmes hetimit të tij të çështjes Franklin, ai u shkoi edhe në një organizatë të Uashingtonit të quajtur “The Finders”, e cila është një operacion i fshehtë i CIA-s për rrëmbimin dhe trafikimin ndërkombëtar të fëmijëve në mbarë botën.
Fëmijët përdoren për organe, për rituale satanike, për sakrifica njerëzore dhe skllevër seksi. Në vitin 1997 ai mori një informatë nga një punonjës i linjës ajrore se, 210 fëmijë po fluturonin nga Denveri në Nju Jork dhe më pas në Paris. Punonjësi i linjës ajrore pyeti një grua dhe dy burra që ishin me fëmijët, se cilët janë këta fëmijë? Gruaja u përgjigj: “Shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve, shikoni punën tuaj tani dhe mos u merrni me ne.” Pas kësaj punonjësi i linjës ajrore u zhduk.
Disa nga këta fëmijë nxirren në ankand dhe shiten deri në 50.000 dollarë secili, moshat e tyre varjojnë nga 2 deri në adoleshencë. E gjithë kjo u raportua në doganën e Shteteve të Bashkuara, u regjistrua edhe si akt, por asgjë nuk është bërë për këtë çështje. Gjithçka është e mbuluar.
Jemi në luftë, në një luftë kundër së keqes. Jemi mashtruar, jemi terrorizuar. Na kanë vrarë dhe përdhunuar fëmijë të pafajshëm. Ata duhet të shkatërrohen ose të burgosen. Është Komiteti i të 300-ve dhe të gjithë robërit e tyre që janë instaluar në mbarë botën, në nivelin më të lartë drejtuese, të shoqërisë sonë.
Njerëzimi duhet të bashkohet për t’i shkatërruar të gjithë përpara se të bëjnë edhe më shumë terror dhe përpara se të sjellin vdekje në botë. Jini të guximshëm, mbroni fëmijët e pafajshëm, luftoni për lirinë dhe jetën.
Tani është koha për të vepruar.