Me Hakmarrje Ndaj Dollarit, Kina i Përgjigjet Tarifave të Larta të Vendosura nga SHBA!

/

“Hoqi qafe” 53.3 miliardë dollarë amerikanë borxh.

Të martën, administrata Biden njoftoi tarifa të rënda për mallrat kineze.

Kina vazhdoi me shitje rekord të aseteve dhe obligacioneve të qeverisë amerikane, me një vlerë totale prej 53.3 miliardë dollarë në tremujorin e parë!

Ekonomia e dytë më e madhe në botë po redukton me shpejtësi zotërimet e bonove të Thesarit të SHBA-së dhe në të njëjtën kohë po forcon rezervat e saj të arit, ndërsa po çdollarizon transaksionet e saj ndërkombëtare, të cilat tani kryhen gjithnjë e më shumë në monedhën kineze, yuan.

Frika e amerikanëve për shkak se printojnë sasi të madhe dollarësh, qëndron në faktin se këto dollarë nuk do të “thithen” jashtë dhe nuk do të kthehen, apo mbeten, brenda territorit të SHBA-së.

Nëse kjo ndodh, atëherë dollari bëhet inflacionist, me pasojat e njohura për një shoqëri të begatë, si ajo amerikane.

Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Thesarit i SHBA-ve të mërkurën (15/5), zotërimet e thesarit të Kinës ranë në 775 miliardë dollarë, pasi ranë me 22.7 miliardë dollarë në shkurt dhe me 18.6 miliardë dollarë në janar.

Kina mbeti mbajtësi i dytë më i madh i borxhit të qeverisë amerikane, megjithatë, mbajtja e borxhit të qeverisë amerikane ka qenë nën 1 trilion dollarë, që nga prilli 2022.

Edhe vendet e tjera anëtare të BRICS po shesin miliarda obligacione amerikane në një proces që filloi në vitin 2022.

Tendenca është largimi nga mbajtja e aseteve të SHBA-ve në rezervat e tyre valutore.

Borxhi prej 34.4 trilionë dollarësh është alarmues, duke i bërë shtetet BRICS të de-dollarizojnë ekonomitë e tyre.

Edhe Belgjika, një aleate e ngushtë e SHBA-së, shiti 22 miliardë dollarë obligacione amerikane gjatë së njëjtës periudhë.

Në të njëjtën kohë, Kina po grumbullon masivisht ar në rezervat e saj.

“Ndërsa Kina shet aktivet e SHBA-së, pavarësisht se ne jemi më afër një cikli të uljes së normës së Fed-it, ekziston një synim i qartë për të diversifikuar rezervat valutore globale dhe për t’u larguar nga dollari”, tha Stephen Chiu, kreu i strategjisë së këmbimit valutor dhe normave të interesit, në Bloomberg.

“Shitja e letrave me vlerë të SHBA-ve nga Kina mund të përshpejtohet, ndërsa lufta tregtare SHBA – Kinë vazhdon”, veçanërisht nëse Trump zgjidhet president.

Në të njëjtën kohë, për 11 muaj, sipas të dhënave nga Administrata Shtetërore e Këmbimit valutor të Kinës, vëllimi i pagesave/eksporteve jashtë kufijve të bëra në yuan, ka tejkaluar ato në dollarë për dy muaj rresht, ndërsa monedha vendase ka mbetur e dyta për pagesat e importit.

Tani, po kështu, janë pagesat hyrëse ndërkufitare që bëhen në monedhën kineze dhe të dyja vazhdojnë të rriten.

Vihet re se presidenti amerikan Joe Biden ka nisur vendosjen e tarifave për importet kineze të automjeteve elektrike, gjysmëpërçuesve, baterive, qelizave diellore, mineraleve kritike, vinçave portuale dhe produkteve mjekësore, përveç rritjes së paralajmëruar të çelikut, aluminit dhe automjeteve elektrike, 18 miliardë dollarë e importeve vjetore, me çmime aktuale, thotë Shtëpia e Bardhë.

Nëse marrim parasysh edhe vendimin për median e njohur sociale Tik-Tok, në thelb është një shpallje lufte tregtare nga SHBA-ja kundër Kinës.

Tarifat shtesë, sigurisht që do të rrisin çmimet për konsumatorët që tashmë vuajnë nga inflacioni dhe do të zemërojnë Kinën, e cila me siguri do të hakmerret.

Ndryshimet do të hyjnë në fuqi nga viti 2024 deri në vitin 2026.

Rritja më e madhe e tarifave vjen për makinat elektrike, ku tarifa është katërfishuar, ndërsa importet e tjera po dyfishohen, ose po vendosen për herë të parë.

Sigurisht që kjo është një luftë që do i shkojnë deri në fund, mes Kinës dhe SHBA-së.

Pekini duket se po përgatitet për një shkëputje të plotë ekonomike nga SHBA-të, në mënyrë që Uashingtoni të mos ketë mundësi të ushtrojë asnjë politikë kufizuese ndaj saj.

Në fund të fundit, mundësia e një ndërhyrjeje kineze në Tajvan është rritur me kalimin e viteve.

Pekini do të ndërmarrë një veprim të tillë, kur të ndihet gati, por më e rëndësishmja është se Kina nuk do të ketë asnjë varësi nga amerikanët.

Previous Story

Rrëzohet Helikopteri me Presidentin e Iranit (video)

Next Story

Origjina - Apokalipsi i Joanit

Latest from Info