Kur Shkatërrohej PD – Asnjë nga Deputetët që Largoi nga Parlamenti Lulzim Basha në 2017-ën nuk Është Subjekt i SPAK

/

Asgjë rastësore në politikën shqiptare, sigurisht asgjë rastësore në politikat e Lulzim Bashës për shkatërrimin e PD-së, mes spastrimit të saj nga deputetë, shumica e tyre të papërfolur, të papërlyer, profesionistë të aftë në sektorët ku operonin përpara përfshirjes së tyre në politikë dhe sot ende aktivë në Partinë Demokratike të Rithemelimit, të ashtuquajturit, shumica e tyre partnerë të afërt politikë të ish kreut atëherë të Partisë Demokratike dhe sot sërish kryetari i saj, Sali Berisha.

Një tjetër disfatë e qëllimshme për PD-në, e shkaktuar nga Lulzim Basha, mes spastrime idividësh që sot nuk i shohim në rekordet e drejtësisë shqiptare, ndërkohë që të gjithë ata që qëndruan në listën e Bashës më 2017-ën, plus emrave të rinj të futur prej tij në parlamentin me 43 deputetë të PD (numri më i vogël ndonjëherë i deputetëve të djathtë në parlamentin e shqiptarëve krahasuar edhe me vitin fatal 1997), janë sot në dyert e gjykatave të Shqipërisë, në dyert e organeve të hetimit, në derën e SPAK, apo shumë pranë saj, të dyshuar apo nën hetim për paligjmëri, për pasuri të pajustifikuara dhe për një seri abuzimesh me postin politik gjatë pushtetit të tyre në pozitë dhe opozitë.

Më poshtë po ju rendisim emrat e deputetëve që nuk u rikandiduan nga Lulzim Basha në vitin 2017:

  1. Asllan Dogjani (aktiv në PD);
  2. Kastriot Islami (i paangazhuar më në PD);
  3. Keltis Kruja (aktiv në PD);
  4. Majlinda Bregu (u largua nga PD);
  5. Myqerem Tafaj (aktiv në PD);
  6. Bedri Hoxha (aktiv në PD);
  7. Roland Keta (aktiv në PD);
  8. Igli Cara (aktiv në PD);
  9. Kosma Dashi (aktiv në PD);
  10. Bedri Mihaj (aktiv në PD);
  11. Arben Imami (aktiv në PD);
  12. Arbiola Halimi (aktiv në PD);
  13. Eduard Selami (i paangazhuar më në PD);
  14. Genc Ruli (i paangazhuar më në PD);
  15. Eleina Qirici (aktive në PD);
  16. Gjergji Papa (aktiv në PD);
  17. Ridvan Bode (i paangazhuar më në PD);
  18. Mimoza Hajdarmataj (aktive në PD);
  19. Albina Deda (aktive në PD);
  20. Gjovalin Bzhetaj (aktiv në PD);
  21. Jozefina Topalli (aktive në PD);
  22. Irma Kopliku (aktive në PD);
  23. Astrit Patozi (u largua nga PD);
  24. Liljana Elmazi (aktive në PD);
  25. Mhill Fufi (u largua nga PD);
  26. Mesila Doda (u largua nga PD);
  27. Gent Strazimiri (aktiv në PD);

Çdo veprim a vendim i një kryetari partie politike shoqërohet, apo pasohet nga një “pse”. Pse pra, Lulzim Basha largoi nga lista e deputetëve afro gjysmën e numrit të deputetëve? Ndërkohë që na rezulton se legjislatura 2013-2017 ishte ajo më potentja opozitare, teksa këta deputetë kanë bërë opozitën më të fortë të këtyre 3 legjislaturave, që i janë falur / dhuruar Ramës nga Basha mes spastrimesh politike dhe tradhtisë së përsëritur ndaj demokratëve. Këta deputetë kanë qenë krateri i protestave të panumërta përkrah dhjetra mijëra demokratëve, protesta që i fikte, i shuante dhe i mbytte Lulzim Basha çdo ditë, çdo natë me pretekstin se: “ne nuk këpusim asnjë lule” (ky ishte slogani i të shiturit apo të blerit Basha). Me pak fjalë, Basha refuzonte t’i këpuste diktaturës së Ramës, qoftë edhe një lule.

Duke keqpërdorur besimin e demokratëve dhe shpresën e pafund të tyre për të rrëzuar Ramën, Basha edhe ata që vetë futi në parlament, një ditë i nxorri. Ja pra, një arsye ndoshta që këta persona nuk u rikandiduan, sepse këta deputetë nuk do të bindeshin ndoshta për të lënë parlamentin, ose nëse do ta braktisnin parlamentin, do të kishin krijuar unifikimin e të gjithëve në parlament apo në lista, për të mos hyrë më askush tjetër në parlament, për të rrëzuar kështu Qeverinë Rama 2.

A është Berisha pjesë e kësaj përgjegjësie? Padyshim! Por a është Berisha një i futur në kurthin Basha-Rama? Edhe për këtë, tani më, nuk ka asnjë dyshim.

Rivjen një fushatë tjetër zgjedhore më 2021 dhe sërish një humbje tjetër, që pasohet me spastrimin fundor të Partisë Demokratike, që lidhet me kreun e saj z.Sali Berisha.

Basha teksa kishte spastruar PD-në nga ata që nuk i kontrollonte dot, me ndihmën e Ramës dhe ambasadave leftiste (kryesisht)“torbës”, përjashtuan edhe Berishën me një vallaha non grata. Një non grata qesharake, që solli situatën e sotme në PD, një parti me një kokë, me një trupë anëtarësie, por me një “shoqëri” fitimprurëse, me një aksioner, që mban një vulë që i sjell financa, si të jetë partia opozitare demokratike. Edhe kjo histori deri më 11 qershor, ku gjykata do të legjitimojë shumicën e anëtarësisë pranë Rithemelimit si opozitë zyrtare.

Deri më atëherë, po shohim që të përkëdhelurit e Bashës dikur, deputetët e tij, partnerët e tij besnikë, që dikur i mbanin pallton, apo i bënin fresk kapriçiove të Bashës, që së bashku shkatërronin PD-në edhe pse sot në Rithemelim, janë subjekt i gjykatave, prokurorive dhe SPAK-ut, me etalon Sekretarin e Përgjithshëm. Sekretari Noka që dje, gjeti strehë për intervistën e tij të parë, pas shpalljes person në hetim pasuror, në dritaren e Hilës, mes një fjale të mekur, fytyre të shpërqëndruar dhe një pasigurie totale në fjalë dhe qëndrim, me sfond murrin e plasaritur të studios majtiste.

Si nuk e dëboi dot vallë Basha, nga lista e deputetëve Flamur Nokën dhe disa të tjerë pasvanë, por i mbajti dhe i pati krahun e tij të djathtë, deri në ditën e Rithemelimit? Si dhe pse vallë vetëm këta persona sot filluan të dergjen në dyert e drejtësisë për bëmat dhe pasuritë e tyre marramendëse?

Gjithkush brenda vetes e ka përgjigjen dhe përgjigja e gjithësecilit prej nesh, gjen një emërues të përbashkët për shkakun, për arsyen, për atë “pse”-në e shkatërrimit të PD-së, kryer me vullnetin e Bashës në bashkunim me të gjithë njerëzit e afërt të tij, sot në Rithemelim dhe në dyert e drejtësisë.

Previous Story

Retroviruse të Lashtë, të Lidhur me Çrregullime Mendore, Janë Identifikuar në ADN-në e Njeriut!

Next Story

Kanada: Biznesmeni që Humbi Gjithçka për T'u Shërbyer Njerëzve të Pavaksinuar, Kthehet më i Fortë - Ai Ka Paditur Qeverinë Kanadeze

Latest from Info