Zhvillimi Shpërthyese: U Ngrit Komiteti i Gatishmërisë Luftarake i NATO-s, për Luftë me Rusinë – Hungaria Rishqyrton Rolin e Saj në Aleancë

/

Viktor Orban deklaron: “Kjo nuk është lufta jonë – ne nuk duam të vdesim”.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka bërë publik faktin se vendi i tij po rivlerëson rolin e tij në NATO, për shkak të hezitimit të tij, për t’iu bashkuar luftës që po përgatitet kundër Rusisë.

“Bomba” e dytë e Orbanit ka të bëjë me pikën ku ai zbulon se tashmë është ngritur një Komitet Përgatitor në NATO, duke shtuar se vendet e NATO-s do të ndahen në “pjesëmarrës (në luftë) dhe jo pjesëmarrës”!

A po tërhiqen vendet jo pjesëmarrëse nga krahu ushtarak i NATO-s?

Hungaria po rishikon rolin e saj në NATO!

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha në mënyrë eksplicite: “Do të rivlerësojmë anëtarësimin e vendit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Deklaratat e politikanëve dhe gazetarëve perëndimorë tregojnë se Europa po përgatitet për luftë me Rusinë”.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha për Radio Kossuth se para dy Luftërave Botërore, Media shpenzoi shumë kohë duke u përgatitur për të hyrë në luftë, gjë që po ndodh edhe sot.

“Unë mendoj se ajo që po ndodh sot në Bruksel dhe Uashington, por më tepër në Bruksel sesa në Uashington, është një lloj përgatitje publike për një konflikt të mundshëm të drejtpërdrejtë. Me siguri mund të themi se po bëhen përgatitjet për hyrjen e Europës në luftë, kjo po ndodh në Media dhe në deklaratat e politikanëve”, theksoi kryeministri hungarez.

Orban tha me ton se: “Ka një Komitet Përgatitor në NATO” dhe vazhdoi duke përcjellë klimën që ka mbizotëruar së fundmi në “selinë” e NATO-s në Bruksel.

“Tani për tani, në selinë e NATO-s në Bruksel ka një Komitet Ekonomik, si dhe një Komitet Përgatitor. Sigurisht që nuk dua të zbuloj detaje, por të gjitha këto i ka thënë tashmë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Grupet e punës po punojnë për të përcaktuar se në çfarë mënyrash NATO mund të marrë pjesë në këtë luftë.

Ne duam të rivlerësojmë rolin tonë (si Hungari) në NATO, sepse nuk duam të marrim pjesë në një mision ushtarak të Aleancës në Ukrainë. Kjo është diçka që diplomacia hungareze duhet ta zgjidhë”.

Në fakt, ai zbuloi se jo vetëm NATO-ja është në dijeni të qëndrimit të Hungarisë, por edhe se ata e kanë pranuar dhe përgatitur tashmë “ligjërisht” refuzimin e Hungarisë që nxjerr në pah se: “Ata (NATO pra) kanë shpikur tashmë një term të ri për Humgarinë dhe e quajnë “shtet jo pjesëmarrës”.

Negociatat mes Rusisë dhe SHBA-së do të përcaktojnë ekzistencën e gjithë botës për dekada!

Në të njëjtën kohë, kryeministri hungarez Viktor Orban shprehu besimin se negociatat e mundshme midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të përcaktojnë ekzistencën e të gjithë botës për tre dekadat e ardhshme.

Sipas Orban, negociatat midis Moskës dhe Uashingtonit janë të nevojshme për të zgjidhur krizën ukrainase dhe për sigurinë në të gjithë Europën. Për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur, kontaktet midis udhëheqjes ukrainase dhe ruse janë të nevojshme.

Kreu i qeverisë hungareze është i bindur se negociatat mes Moskës dhe Kievit do të pasohen nga negociata reale midis Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat do të kenë të bëjnë jo vetëm me Rusinë dhe Ukrainën, por me të gjithë sistemin europian të sigurisë.

Rezultatet e këtyre negociatave mund të përcaktojnë ekzistencën e Europës për 20-30 vitet e ardhshme.

Previous Story

Kanada: Biznesmeni që Humbi Gjithçka për T'u Shërbyer Njerëzve të Pavaksinuar, Kthehet më i Fortë - Ai Ka Paditur Qeverinë Kanadeze

Next Story

Danieli 12:1-13 / Kohët e Fundit Sipas Profetit Daniel

Latest from Info