Kërkojnë ndërtimin e Tempullit të 3-të, si një tempull Panfetar, që do të shfuqizojë të gjitha fetë!
Ndërsa situata aktuale duket si një kazan gati për të shpërthyer, organizatat izraelite për ndërtimin e tempullit të tretë të Solomonit po vazhdojnë normalisht me planet e tyre për ardhjen e Mesisë së tyre paqebërës (një paqebërës po aq sa ushtria hebraike në Gaza) dhe madje na ftojnë të financojmë projektin e tyre, mesa duket jo se u mungojnë paratë, por për të na bërë me dinakëri ndjekës të zionizmit të tyre dhe ardhjes së Antikrishtit.
Me thirrjen për besim në një fe botërore që do të shfuqizojë të gjitha fetë, njerëzit po shohin se cilët qëndrojnë prapa panfesë, apo fesë së përbashkët, apo fesë së vetme globale.
Teksti më poshtë është nga faqja e tyre e internetit.
Ejani vëllezër!
Gjetja e një vendi lutjeje për të vetmin Zot që do të jetë i hapur për të gjitha kombet në Jerusalem, fshin menjëherë shpikjen e feve të ndryshme. Pse i ndani ata që besojnë në një Zot? Fetë janë fatkeqësia më e rëndë e njohur për njeriun.
Tempulli i Tretë do të mbledhë lutjet e të gjithë njerëzve në një vend.
Koncepti i sinagogës, xhamisë apo kishës është i vjetëruar. Nuk ka rëndësi nëse dikush falet ulur, në këmbë apo në gjunjë, secili duhet të jetë i lirë t’i lutet Zotit ku të dojë, në çfarëdo lloj gjuhe që do dhe në çfarëdo pozicioni që i përshtatet.
Proçesi i shpengimit në fjalë filloi me shkatërrimin e Tempullit të Dytë, pasi hebrenjtë filluan të luten për ndërtimin e Tempullit të Tretë të nesërmen. Dëshpërimi dhe torturat e të mërguarve ishin të nevojshme për të dëshmuar Shtëpinë e Zotit.
Ka ardhur koha për të ndërtuar në paqe Tempullin e Tretë të Jerusalemit, në Malin e Tempullit sipas profecisë së Ezekielit.