11 Shenja që na Bindin që Shkojmë Drejt Konfliktit / Luftës

/

Shumica e popullsisë së botës perëndimore duket krejtësisht e painformuar dhe indiferente për atë se çfarë po ndodh realisht.

Një nga pyetjet që është dëgjuar gjithnjë e më shumë muajt e fundit është ajo nëse njerëzimi po shkon drejt një Lufte të Tretë Botërore katastrofike, e cila mund të rrezikojë vetë ekzistencën e saj.

Një shekull më parë, pak prisnin që Lufta e Parë Botërore të shpërthente, por ndodhi. Disa dekada më vonë, pak prisnin që të shpërthente Lufta e Dytë Botërore, por ndodhi.

Sidomos, në mes të neoliberalizmit ekstrem në Perëndim, sistemi përdor mjetin e fundit për të vazhduar gjenerimin e kapitalit, luftërat pra. Për shkak se, tani, në shumicën e shteteve të botës, e veçanërisht në Perëndim, sistemi politiko-ekonomik është turpëruar dhe gjunjëzuar, duket se po vjen i ashtuquajturi “The Great Reset”.

Gjatë gjithë historisë njerëzore, ka pasur luftëra.

Për fat të keq, pavarësisht nga shenjat paralajmëruese shumë alarmante që ndezin kudo rreth nesh, shumica e popullsisë së botës perëndimore duket krejtësisht e painformuar, krej indiferente për atë që po ndodh realisht, siç raportojnë disa portale europiane dhe amerikane, duke përmbledhur ngjarjet kryesore të vetëm disa javëve të fundit.

1: Izraeli dhe Hezbollahu të dy kanë “hartuar plane beteje” dhe administrata Biden është e bindur se “luftimet e ashpra ka të ngjarë të shpërthejnë”, sipas Politico.

Ndërkohë, forcat izraelite dhe Hezbollahu kanë hartuar plane luftarake dhe po përpiqen të blejnë armë shtesë, sipas disa zyrtarëve të lartë amerikanë.

Të dyja palët kanë thënë publikisht se nuk duan të shkojnë në luftë, por edhe zyrtarët e lartë të Biden besojnë gjithnjë e më shumë se luftime ashpra ka të ngjarë të shpërthejnë, pavarësisht përpjekjeve për ta parandaluar luftën.

Rreziku është më i lartë tani se në çdo moment tjetër, sipas një zyrtari tjetër të lartë amerikan, të cilit, si të tjerët në këtë histori, iu dha anonimiteti për të folur lirshëm, për informacione të ndjeshme, në një portal amerikan.

2: Irani paralajmëron se do të ketë një “luftë asgjësimi” nëse IDF hyn në Libanin jugor.

Izraeli do të përballet me një “luftë asgjësimi” nëse nis një “ofensivë ushtarake në shkallë të plotë” kundër Hezbollahut në Liban, ka paralajmëruar Misioni i Përhershëm i Iranit në OKB.

“Edhe pse Irani e konsideron propagandën e regjimit zionist për të sulmuar Libanin, si një luftë psikologjike, nëse një sulm ushtarak në shkallë të plotë do të nisë, një luftë asgjësuese do të pasojë. Të gjitha opsionet, si pjesëmarrja e plotë e të gjitha Fronteve të Rezistencës, janë në tryezë”, thuhet në postim.

Me “të gjitha Frontet e Rezistencës”, Irani nuk nënkupton vetëm Hezbollahun dhe Hamasin, por edhe Huthit në Jemen, si dhe grupe të tjera në Siri dhe Irak.

3: Kryeministri izraelit Netaniahu është i bindur se një luftë me Iranin është e pashmangshme, sepse ai beson që iranianët kanë plane për të pushtuar të gjithë Lindjen e Mesme.

Ai tha se lufta kundër përfaqësuesve terroristë të Iranit është kritike për kombet e tjera në Lindjen e Mesme, pasi Irani synon të dominojë pjesën tjetër të rajonit, duke përfshirë kombet myslimane sunite.

“Ne gjithashtu duhet të pengojmë elementët e tjerë të boshtit terrorist të Iranit. Por duhet të përballemi me boshtin”, shpjegoi Netaniahu. “Aksi nuk na kërcënon vetëm ne, edhe ju. Irani ka filluar rrugën e tij për të pushtuar Lindjen e Mesme. Kjo do të thotë, në fakt, pushtim. Pushtimi i Arabisë Saudite, pushtimi Gadishullit Arabik, janë vetëm çështje kohe”, paralajmëroi ai.

4: Sipas NBC News, SHBA po lëviz asetet ushtarake në mënyrë që të jenë “gati për të nxjerrë amerikanët jashtë”, sapo të shpërthejë një luftë e gjithanshme midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Pentagoni po i afron forcat ushtarake amerikane më afër Izraelit dhe Libanit, për të qenë gati për të pastruar zonën nga amerikanët, ndërsa luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut intensifikohen, sipas zyrtarëve të Mbrojtjes së SHBA-së dhe një ish zyrtari amerikan me njohuri për planet.

Sipas tij, Trupat e Marinës WASP do të operojë në Mesdheun Lindor për të qenë gati, për nisjen e ndihmës ushtarake dhe misioneve të tjera.

5: Më 7 korrik, Hezbollahu hodhi dhjetëra raketa në veri të Izraelit.

Hezbollahu hodhi një breshëri raketash në veri të Izraelit të enjten pasdite, 7/4, një sulm që grupi terrorist tha se ishte një përgjigje ndaj sulmeve ajrore të fundit izraelite në Liban, duke përfshirë vrasjen e një prej operativëve të saj.

6: Më 29 qershor, avionët luftarakë izraelitë bombarduan disa objektiva të Hezbollahut në Libanin Jugor.

Të shtunën 29/6 avionë luftarakë izraelitë goditën një ndërtesë në Houla, Libanin jugor, ku ishte mbledhur një grup operativësh të Hezbollahut, njoftoi ushtria. IDF tha se sulmuesit u gjetën nga trupat e Njësisë së Inteligjencës Luftarake 869 dhe sulmi ajror u zhvillua pak kohë më vonë.

Një tjetër ndërtesë e përdorur nga Hezbollahu në Houla u godit gjithashtu, shtoi IDF, si dhe postoi fotografi nga ngjarja.

7: Joe Biden po shqyrton miratimin e një plani që “do të lejojë kontraktorët ushtarakë amerikanë të vendosen në Ukrainë”.

Administrata amerikane po shkon drejt një plani që do të lejojë kontraktorët ushtarakë të vendosen në Ukrainë, për herë të parë, në një kapacitet të kufizuar, raportoi CNN.

Katër zyrtarë amerikanë me njohuri për çështjen, i thanë agjencisë se po punon për një politikë që do të lejojë Pentagonin të lëshojë kontrata private për të dërguar trupa, për të mirëmbajtur dhe riparuar sistemet e furnizuara nga SHBA në Ukrainë.

8: Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se është i interesuar të krijojë një koalicion kombesh që “do të rivalizojnë Perëndimin dhe NATO-n”.

Retorika e Putinit për një koalicion të sigurisë euroaziatike është pjesë e një plani të Kremlinit për të krijuar një grup vendesh miqësore me Moskën, për të rivalizuar Perëndimin dhe NATO-n, tha Instituti për Studimin e Luftës (ISW).

Pas vizitës së Putinit në Korenë e Veriut, ai “thelloi një marrëdhënie tashmë në intensifikimin e mundësive” midis Moskës dhe Phenianit.

9: Putin paralajmëron se Rusia do të duhet të fillojë prodhimin e armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi.

Rusia duhet t’i përgjigjet veprimeve të Shteteve të Bashkuara dhe duket e nevojshme që vendi të fillojë prodhimin e sistemeve të goditjes bërthamore me rreze të mesme (INF), tha presidenti rus.

“Duhet t’i përgjigjemi kësaj dhe të marrim vendime se çfarë duhet të bëjmë më pas në këtë drejtim. Natyrisht, duhet të fillojmë ndërtimin e këtyre sistemeve dhe më pas, bazuar në situatën aktuale, të marrim vendime se ku do i vendosim, nëse është e nevojshme për të garantuar sigurinë tonë”, tha Putin në një takim operacional me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Sigurisht, rusët tashmë kanë më shumë armë bërthamore taktike se kushdo tjetër në botë, me një diferencë të madhe dhe kanë zhvilluar raketa balistike ndërkontinentale Sarmat krejt të reja, që janë aq të avancuara, sa nuk krahasohen as me raketat amerikane Minuteman.

10: Një figurë shumë me ndikim në qarqet e politikës së jashtme ruse sugjeron që rusët në fakt mund të bëjnë shpërthimin e një pajisje bërthamore, për t’i treguar botës sesa seriozë dhe përpara janë.

Dmitri Suslov, një figurë kryesore në Këshillin e Politikës së Jashtme dhe të Mbrojtjes me qendër në Moskë, ka hedhur idenë që Rusia duhet të kryejë një shpërthim bërthamor “demonstrues”, një lëvizje që mund të shkaktojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore. Propozimi alarmues vjen pasi tensionet me Perëndimin përshkallëzohen lidhur me përdorimin e armëve të furnizuara nga Perëndimi, në Ukrainë, kundër forcave ruse.

Grupi i ekspertëve i Suslov, i cili dihet se herë pas here ndikon në politikën e qeverisë, e bëri publik propozimin menjëherë pasi Putin lëshoi ​​një paralajmërim të ashpër për vendet e NATO-s.

Putin paralajmëroi se nëse Ukraina përdor armët perëndimore për të nisur sulme në tokën ruse, kjo mund të shkaktojë një krizë globale, duke e përforcuar pikën e tij me kërcënime për pasoja serioze.

11: Samiti i NATOs në Uashington dhe deklaratat dhe vendimet e mara në kuadër të tij.

Pika e 11-të është ndoshta edhe më alarmantja, pasi Amerika dhe NATO po zbarkojnë literalisht në Ukrainë, Poloni, Gjermani, por edhe Francë dhe Itali, përkrah Rumanisë dhe vendeve Balltike në hapësirën detare.

Pra, me siguri, jetojmë në kohë kritike…

Previous Story

"Rusofagu" Mitsotakis: "Do të Vazhdojmë të Mbështesim Ukrainën Derisa Rusia të Mposhtet"!

Next Story

10 Lëvizjet e Artit Modernist

Latest from Info