Qendra Metereologjike Europiane lëshoi njoftim për përkeqësim emergjent të motit pak pas orës 12:30 të ditës së sotme, pasi masat e ngrohta të ajrit nga Afrika do të vështirësojnë kushtet e valës së të nxehtit.
Rryma jugperëndimore që mbizotëron në nivelet më të ulëta të atmosferës në brigjet e Afrikës dhe Mesdheut Qendror do të transportojë masa të ngrohta ajrore në rajonin tonë dhe do të shkaktojë temperatura shumë të larta në vend, të cilat do të jenë të tilla, të paktën deri të premten datë 19 korrik.
Temperaturat më të larta do të hasen në të gjithë vendin dhe në zonat malore, me temperatura ekstreme.
Në zonat bregdetare vlera maksimale e temperaturës do të jetë 2 deri në 4 gradë më e ulët për shkak të flladit të detit.
Temperaturat minimale do të luhaten në nivele të larta, sidomos nga e hëna, 15 korrik.
Temperaturat pritet të arrijnë kulmin në mesin e javës së ardhshme.
Njëkohësisht, theksohet se parashikohen kushte me stres të lartë termik për shkak të temperaturave që vijnë, në të gjithë vendin.
Sugjerohet qëndrimi në mjedise të ftohta dhe larg diellit kryesisht për fëmijët dhe moshën e tretë. Qytetarët këshillohet të shmangin lëvizjet në orët e pikut të temperaturave të larta, që variojnë mes orëve 11:30 deri në 18:30.
Gjithashtu mjekët këshillojnë konsumin e sa më shumë lëngjeve dhe ujit.