Kretë: Goditën me Gurë Një Helikopter Zjarrfikës – U Merrte Ujin nga Rezervuari!

/

Fatmirësisht ekuipazhi i tij mbijetoi!

Ndërkohë që zjarri kishte mbuluar zonën e Ano Akrisë në komunën e Gortyna, një helikopter zjarrfikës është sulmuar me gurë nga persona të panjohur, nga kretianë, banorë të fshatit, teksa helikopteri tentonte të mbushte ujë nga një rezervuar në zonën e Damanisë.

Supozohet se helikopteri ka dashur të maksimizojë kohën e qëndrimit mbi zonën e operacionit dhe ndoshta për këtë ka vendosur të nxjerrë ujë nga rezervuari i banorëve, gjë që mesa duket i ka zemëruar ata.

Ekuipazhi i helikopterit, pavarësisht situatës së rrezikshme, vazhdoi misionin dhe kontribuoi në shuarjen e zjarrit, i cili më në fund u vu nën kontroll.

Nuk dihet lloji i helikopterit që operonte në zonë, ndërsa ende nuk ka informacion nëse helikopterit i janë shkaktuar dëme.

Të mos harrojmë që kretianët luftonin aeroplanët e ushtrisë naziste me dyfekë në L2B dhe ja dolën, vonuan pushtimin nazist, e lodhën atë dhe i dhanë kohë aleatëve (Rusisë, Anglisë etj.) që të organizoheshin për goditjen përfundimtare kundër Hitlerit.

Kjo është Kreta e vendetës!

Previous Story

Sa Shpesh Duhet të Fikim Telefonat Inteligjentë për të Mos u Hakuar?

Next Story

A. Dugin: "Atentati Ndaj Trump Ishte Përpjekje për Grusht Shteti në SHBA - Ekipi Obama, Blinken, Clinton Fshihet pas Tij!"

Latest from Info