Zelenski: “Nuk e Di se Çfarë do të Bëjë Trump Nëse Rizgjedhet, të Mos Presim Nëntorin”!

/

“Duhet të veprojmë menjëherë!”

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se ai nuk ishte në gjendje të parashikonte se çfarë do të bënte Donald Trump nëse rizgjohej për një mandat të dytë në presidencën amerikane në nëntor, duke shpjeguar se ai nuk e njeh mirë republikanin, por shpresonte se mbështetja e Uashingtonit për vendin dhe lufta me Rusinë nuk do të ndalet.

“Nuk e njoh shumë mirë. Nuk e di. Kam pasur takime me të, kemi pasur takime të mira kur ai ishte president. Por nuk e kaluam luftën së bashku”, tha Zelenski gjatë një fjalimi në Institutin Ronald Reagan në Uashington, në kuadër të Samitit të NATO-s.

“Nuk mund t’ju them se çfarë do të bëjë nëse është president i Shteteve të Bashkuara. Nuk e di”, këmbënguli Zelenski, duke folur në anglisht. Megjithatë, ai i bëri thirrje lidershipit politik amerikan që të mos “presin” zgjedhjet e nëntorit për të mbështetur fuqishëm vendin e tij.

“Të gjithë presin nëntorin. Amerikanët presin nëntorin, në Europë, në Lindjen e Mesme, në Paqësor, e gjithë bota po pret nëntorin dhe sinqerisht, edhe presidenti rus Vladimir Putin po pret gjithashtu nëntorin.”

Por “është koha për të dalë nga hija, për të marrë vendime të forta (…), për të vepruar dhe për të mos pritur nëntorin apo ndonjë muaj tjetër”, këmbënguli presidenti ukrainas.

Previous Story

Britania i Dha Leje Ukrainës për të Goditur Objektivat Brenda Territorit Rus me Storm-Shadows!

Next Story

Kryqi - Simbol i Triumfit Suprem

Latest from Info