SHBA dërgon “Dark Eagle” në Gjermani.
Scott Ritter, një ish inspektor i armëve të OKB-së, i kthyer në vëzhgues të çështjeve ndërkombëtare, shpjegon për mediat ruse pse vendosja e raketave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani është e rrezikshme.
Shtëpia e Bardhë njoftoi planet për të vendosur tre lloje të raketave strategjike në Gjermani javën e kaluar, me aftësitë e reja që përfshijnë:
Raketat e lundrimit Tomahawk, të cilat u vunë në dispozicion të Pentagonit pas shfuqizimit të njëanshëm të Traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) me Rusinë në vitin 2019. Raketat e prodhuara nga Raytheon, kanë një rreze veprimi prej 460-2,500km dhe mund të armatosen me koka bërthamore konvencionale, ose me rendiment të ulët deri në të mesëm.
SM-6, një sistem raketash tokë-ajër me rreze të gjatë veprimi që mund të lëshohet nga sistemi i ri i raketave Typhon Mid-Range Capability (MRC) i ushtrisë amerikane, ose sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore Aegis Ashore të vendosura në SHBA, Rumani dhe Poloni, prodhuar nga Raytheon. Gama e qitjes së ytre është 240-460km.
Arma hipersonike me rreze të gjatë të ushtrisë amerikane Dark Eagle (LRHW), e vetmja nga programet hipersonike të SHBA-së në gjendje pothuajse operacionalem zhvilluar nga Lockheed Martin, me gamë të raportuar deri në 3,000km dhe ngarkesë të panjohur.
“Është Shqiponja e Errët ajo që është ndoshta më destabilizuesja si raketë”, tha Ritter për Sputnik.
“Ndonëse nuk është një raketë e aftë për armë bërthamore, është një sistem që ka aftësinë të godasë thellë brenda Rusisë me koka luftarake preçize hipersonike që janë pothuajse të pamundura për t’u kapur.”
Me një sistem të tillë, vuri në dukje amerikani, zyrtarët e Pentagonit në Uashington mund të tundohen të nisin një sulm kundër objektivave ushtarake dhe udhëheqëse ruse.
Kjo do të ishte në përputhje me iniciativën e gjatë të Departamentit të Mbrojtjes “Conventional Prompt Strike” (formalisht Prompt Global Strike), një program që ka qenë në punë që nga vitet 2000.
“Ky është një zhvillim jashtëzakonisht destabilizues dhe Rusia ka thënë se do të përgjigjet” tha Ritter, duke vënë në dukje se nuk dihen format ruse të përgjigjes.
“Vendimi amerikan dhe gjerman për të vendosur në Europë sisteme të afta me rreze të mesme është një nga vendimet më të rrezikshme të marra nga SHBA dhe NATO në një epokë delikate vendimesh. Është një përshkallëzim i papërgjegjshëm që nëse nuk anulohet, mund të çojë në përfundime shumë tragjike.”