Autobusi Përfundon në Lumin Sena pas Gabimit të Një Shoferi Praktikant

/

Katër persona ishin në automjet!

Të gjithë u shpëtuan dhe dolën shëndoshë e mirë pas një operacioni shpëtimi.

Një incident i rëndë ndodhi të enjten në mëngjes në Francë, kur një autobus që transportonte pasagjerë përfundoi në lumin Sena, pas gabimit të një shoferi praktikant.

Incidenti u regjistrua rreth orës 9:30 të mëngjesit sipas orës lokale, në urën Draveil, pranë Quai Jean-Pierre Timbaud, në zonën Juvisy-sur-Orge. Sipas informacioneve fillestare, autobusi doli nga kursi dhe u përplas me një automjet të parkuar, i cili u fubdos në lumë gjithashtu. Siç u bë e ditur, makina ishte bosh në kohën e përplasjes.

Në autobus ndodheshin gjithsej katër persona: shoferi që ishte në trajnim, instruktori i tij dhe dy pasagjerë. Menjëherë pas aksidentit, autoritetet u alarmuan, me ekipet e shpëtimit dhe zhytësit që nxituan në vendngjarje, ndërsa automjeti u fundos shpejt në ujërat e lumit.

Operacioni i shpëtimit përfundoi me sukses, pasi të katër personat në bord u nxorën të sigurtë, pa asnjë të bllokuar ose të lënduar rëndë. Zhytësit kryen një kontroll të plotë si të autobusit ashtu edhe të makinës, duke konfirmuar se nuk kishte persona të tjerë të bllokuar.

Kryetarja e bashkisë së Juvisy-sur-Orge, Lamia Besarsa Renta, u duk thellësisht e tronditur nga incidenti. Ajo tha se autobusi sapo kishte lënë një ndalesë kur shoferi humbi kontrollin, duke çuar në përplasje dhe rënie në lumë. Madje ajo e përshkroi ditën si “më të keqen e jetës së saj”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump: "Mendoj se Ukraina Është Mundur Ushtarakisht"!

Next Story

Trump: "Reduktimi i Trupave Amerikane në Gjermani" mes Tensioneve me Merz!

Latest from Info