“Të Vdekur, 50 këshilltarë Ushtarakë të NATO-s” – Rusët Shfaqën Video të Goditjes Kundër Perëndimorëve në Kharkiv

/

“Ky do të jetë fati i të gjithë perëndimorëve që gjenden në tokën ukrainase”!

Një raketë Iskander-M goditi një bazë trainerësh dhe mercenarësh nga vendet perëndimore të NATO-s në rajonin e Kharkiv, duke vrarë 50 këshilltarë ushtarakë të NATO-s, njoftoi të martën Ministria Ruse e Mbrojtjes!

“Ekuipazhi i sistemit raketor taktik Iskander-M nisi një sulm me raketa në një pikë të vendosjes së përkohshme të trajnerëve dhe mercenarëve nga vendet perëndimore në fshatin Dergachi, rajoni i Kharkiv.

Si rezultat i sulmit, rreth 50 instruktorë të huaj u vranë”, thuhet në deklaratë.

Rusët kanë siguruar edhe një video të goditjes, ndërsa, siç bëhet e ditur, “ky do të jetë fati i të gjithë perëndimorëve që gjenden në tokën ukrainase”!

Në fakt është goditur edhe aeroporti në Nikolaev, ku pritet të vendosen aeroplanët luftarakë F-16!

Mercenarët e huaj janë të përfshirë në mënyrë aktive në luftime përkrah Forcave të Armatosura të Ukrainës, me mediat që shpesh raportojnë për viktima të konsiderueshme!

Ministria ruse e Mbrojtjes ka raportuar më parë për eliminimin e mercenarëve nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Franca, Gjeorgjia dhe vende të tjera, dhe rregullisht zbulon shkatërrimin e vendeve ku mblidhen trupat e huaja që luftojnë për Kievin.

Ministria e Punëve të Jashtme ruse ka paralajmëruar vazhdimisht qytetarët e huaj që të mos udhëtojnë në Ukrainë dhe thekson se sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, mercenarët nuk konsiderohen si luftëtarë dhe nuk i nënshtrohen statusit të të burgosurve të luftës!

Sipas ministrisë ruse, më shumë se 13,000 mercenarë të huaj kanë mbërritur në Ukrainë për të luftuar për Kievin që nga fillimi i operacionit special. Gjatë kësaj periudhe janë eliminuar rreth 6,000.

Shikoni videon e publikuar nga rusët.

Previous Story

Spoti i Neveritshëm, Me Mesazh të Errët i Lojërave Olimpike Paris 2024 (video)!

Next Story

Përplasje Greko-Turke

Latest from Info