Shantazh Kundër Hungarisë & Sllovakisë: Ukraina Mbylli Kanulën e Naftës Përmes Tubacionit Druzhba – Disa duan luftë në Europë…!

/

Ukraina mbylli tubacionin e naftës drejt Hungarisë dhe Sllovakisë. Ndikimi ekonomik është i madh për të dy vendet me Ukrainën, në shkelje të detyrimeve të saj sipas Marrëveshjes së Asociimit me BE-në.

Bashkimi Europian hesht, me shumë janë ata që besojnë se kjo lëvizje është orkestruar nga Brukseli dhe Uashingtoni, për të shantazhuar të dy vendet që të braktisin përpjekjet për paqen në Ukrainë!

Disa duan luftë me çdo kusht!

Siç raporton Russia Today në një artikull:

“Është një lëvizje shumë e zgjuar që është tipike ukrainase. Ju sanksiononi një kompani ruse të naftës dhe krejt rastësisht, natyrisht, godisni rëndë Hungarinë dhe Sllovakinë. Të dy vendet mbështeten në naftën ruse të tubacioneve dhe shumë vënë në rrezik ekonomik e tyre. Të dyja vendet janë angazhuar gjithashtu për negociatat e paqes. Çfarë rastësie ky fakt?!

Si struktura politike në Ukrainë, e udhëhequr nga diktatori Volodimir Zelenski, ashtu edhe BE-ja janë kundër një zgjidhjeje të negociuar të konfliktit ukrainas. Ata vënë bast gjithçka për fitoren ndaj Rusisë dhe rrjedhimisht për zgjatjen e luftës në kurriz të Ukrainës dhe popullit të saj. Si Zelenski, ashtu edhe BE-ja dhe shumica e shteteve anëtare pranojnë shkatërrimin total të Ukrainës dhe zhdukjen e një brezi të tërë burrash në Ukrainë.

Kjo gatishmëri për të përshkallëzuar luftën është arsyeja pse BE-ja deri më tani ka heshtur për vendosjen e sanksioneve ndaj dy vendeve anëtare të BE-së nga një vend jo anëtar i BE-së, Ukraina. BE-ja toleron shkeljen e Marrëveshjes së Asociimit me BE-në nga ana e Ukrainës dhe shënjestrimin agresiv të dy vendeve anëtare të saj. Mediat kryesore gjermane kanë qenë kryesisht të heshtura për këtë çështje skandaloze. Ka një vlerë të madhe lajmi, sepse ka potencialin të përçajë BE-në dhe të dëmtojë përgjithmonë besimin në institucionet e saj.

Sfondi: Ukraina zgjati sanksionet kundër kompanisë së naftës Lukoil dhe ndërpreu tranzitin përmes tubacionit Druzhba për në Hungari dhe Sllovaki. Hapi është disi befasues, sepse Lukoil nuk është një kompani shtetërore ruse dhe për më tepër, ka bërë fushatë për paqe dhe për një zgjidhje të negociuar në mars 2022.

Në njoftimin për shtyp të lëshuar në atë kohë thuhej:

Bordi i Drejtorëve të Lukoil shpreh shqetësimin e tij më të thellë për ngjarjet tragjike në Ukrainë. Ne bëjmë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të konfliktit të armatosur dhe shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për të gjitha viktimat e prekura nga kjo tragjedi. Ne mbështesim fuqimisht një armëpushim të përhershëm dhe zgjidhje të problemeve përmes negociatave serioze dhe diplomacisë.

Lukoil gjithashtu nuk është një kompani e mirëfilltë ruse, por një firmë brokerimi. (…) Shteti rus nuk është i përfshirë ndjeshëm. (…) Prandaj, edhe sipas logjikës së çuditshme perëndimore të sanksioneve, nuk ka asnjë arsye vërtet thelbësore për të sanksionuar kompaninë Lukoil, përveç se Lukoil nuk është qëllimi i vërtetë, por vetëm mjeti.”

Kjo është pikërisht ajo që po ndodh, objektivat e sanksioneve të Ukrainës janë bërë tani më Hungaria dhe Sllovakia. Të dy vendet po hasin furinë e luftës e BE-së! Hungaria në veçanti është e përkushtuar ndaj negociatave të paqes. Kryeministri Viktor Orbán e përdori fillimin e Presidencës hungareze të Këshillit Europian për diplomacinë e udhëtimit. Ai vizitoi Kievin, Moskën dhe Pekinin dhe foli me kandidatin për president të SHBA-së, Donald Trump, për paqe nlë Ukrainë.

Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó ia bëri të ditur çështjen Këshillit të Europës. Por në vend që të mbronte shtetet anëtare, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell u përgjigj me një njoftim bojkoti. Ai nuk dëshiron të udhëtojë në një takim të ministrave të jashtëm në Budapest të Hungarisë.

Ai, si dhe ministrat e jashtëm të shteteve të tjera të BE-së, qëndron i heshtur ndaj masave agresive të Ukrainës kundër Hungarisë dhe Sllovakisë. Pothuajse njëkohësisht me ndërprerjen e tranzitit të naftës përmes Ukrainës, Komisioni i BE-së publikoi me krenari një deklaratë për shtyp, ku raporton se ndihma financiare shtesë prej 4.2 miliardë dollarësh është nisur për Ukrainën. Hungaria dhe Sllovakia gjithashtu marrin pjesë në financim.

Këto janë absurdet e një Bashkimi Europian që po kthehet në një institucion regjimi europian, ku nuk respektohet asgjë dhe jo vetëm kaq, vetë BE-ja mbështet një shtet jo anëtar, për të sulmuar dy vende anëtare. Në rastin në fjalë BE-ja po mbështet Ukrainën, në përballje me Hungarinë dhe Sllovakinë.

Previous Story

Izrael Sulmoi me F-35, F-15 & F-16 Objektiva Houthi në Jemen (video) – U kryen 20 Bastisje

Next Story

A Po "Thyhet" Kievi apo Lojë e Amerikanëve për të Fituar Kohë Deri në Gusht?

Latest from Info