Gjithçka që Konsumojmë Është e “Injektuar” me…

/

Kërcënimi prezent dhe më i rrezikshëm në të ardhmen e afërt është Bill Gates dhe klani që planifikojnë të injektojë substanca (vaksinë) tejet të dyshimta në gjithçka që konsumojmë, nga ushqimi deri tek ajri!

Bill Gates dhe një grup elitash globale po orkestrojnë një krizë shëndetësore tejet të dyshimtë, me motiveve të fshehta dhe të thella, gjoja për të luftuar një virus të gripit të shpendëve, që paska prekur tokën amerikane. Me vetëm 11 raste të konfirmuara në të gjitha Shtetet e Bashkuara, qeveria federale ngutet për të siguruar 4.8 milionë doza të një vaksine mRNA të sapokrijuar, të mbështetur në mënyrë agresive nga FDA dhe e lobuar nga entitete të lidhura me Gates dhe Fondacionin e tij.

Këto vaksina nuk po vijnë tek ne përmes metodave konvencionale. Jo! Ato janë planifikuar të administrohen në mënyra që të mund të depërtojnë në çdo aspekt të jetës, të së përditshmes edhe përmes ushqimit, produkteve ushqimore që konsumojmë dhe ndoshta edhe mes vetë ajrit që thithim.

Ky nuk është shëndet publik, ky duket të jetë pushtim nën maskën e parandalimit të sëmundjeve. Është një akt flagrant biokontrolli i maskuar si risi, si proteksion i popullatës, por ku popullsia shndërrohet në kavie eksperimentale të industrisë farmaceutike.

Është urgjente që t’i mbijetojmë sulmit të vaksinës mes të gjitha formave që do të përpiqen, për të na i injkektuar.

Le të shqyrtojmë mekanikën e këtij operacioni.

Shoqata Mjekësore Amerikane (AMA) ka vendosur me shpejtësi një sistem për të dokumentuar dhe administruar këto vaksina që po i prodhon me ngut të paparë. Me kode specifike për çdo rrugë të mundshme administrimi, kanë vendosur infrastrukturën për të siguruar që kjo vaksinë të infiltrojë në shtëpinë e çdo amerikani dhe europiani. Është një organizim që ka paramendim, ka qëllim dhe papajtueshmëri me interesin e individit dhe shëndetin e tij.

Pse po rendin me ngut për të vendosur me detyrim injektimin e një vaksinë, për një virus që shumica dërrmuese e popullsisë nuk do ta marrë, apo nuk ka për t’u prekur, teksa në fakt nuk ekziston rreziku i një virusi të tillë, që lidhet me shpendët.

Në këtë moment, duhet të kujtojmë edhe teorinë e “follow the money”, për të marrë përgjigje dhe përgjigja që do të merrni është rrëqethëse dhe krejt e qartë për qëllimin që mbart i gjithë ky ngut për vaksinën.

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, së bashku me gjigantin Big Pharma Moderna, nuk po i përgjigjen thjesht një kërcënimi shëndetësor, ata po e shfrytëzojnë atë, duke përdorur pretekstin e gatishmërisë ndaj pandemisë për të derdhur miliona në xhepat e atyre, që do të përfitojnë nga kjo masë, mes nxitjes së vaksinimit.

Komploti trashet me përfshirjen e CSL Seqirus, një kompani që mburret, me lidhje me Bill Gates dhe një kompani që ka qenë e zëshme për domosdoshmërinë e këtyre vaksinave dhe për gatishmërinë ndaj pandemisë.

Të jeni vigjilentë! Normalizoni menjëherë nivelet e gjakut ose rrezikoni pasoja vdekjeprurëse!

Gatishmëria e tyre për të prodhuar sasi të mëdha të kësaj vaksine për një problem statistikisht të vogël flet shumë për motivet e kësaj LOJE. Nuk ka të bëjë me shëndetin e publikut, ka të bëjë me kontrollin dhe fitimin, me fuqinë për të diktuar axhendat globale të shëndetit dhe përmbushjen e reagimit emergjent të rrethanës.

Merrni parasysh implikimet më të gjera të reagimit të Kolorados për shembull, ndaj një shpërthimi të lokalizuar të gripit të shpendëve. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga guvernatori Jared Polis, që rezulton në asgjësimin e miliona pulave, luan në mënyrë të përsosur narrativën e mbjelljes së frikës dhe krizës.

Ky panik i prodhuar nga shteti siguron që publiku të mbetet shumë i frikësuar, për të mos vënë në dyshim motivet reale pas këtyre masave drastike. Është një veprim shpërqëndrimi, një veprim i qëllimshëm për të manipuluar perceptimin publik dhe për të hapur rrugën për ndërhyrje më pushtuese dhe të papajtueshme në autonominë tonë trupore.

Përgjegjës i trupit tim dhe për trupin tim jam UNË dhe jo SHTETI!

Këto manovra nuk janë incidente të izoluara, por pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse nga elita globale për të krijuar një krizë që i përshtatet axhendës së tyre, një dominim nën maskën e shëmtuar të filantropisë. Po krijojnë një botë ku narrativa e tyre e frikës dominon diskursin publik, duke heshtur skepticizmin dhe mospajtimin, nën zhurmën dërrmuese të një krize shëndetësore të prodhuar me imponim dhe dhunë.

Realiteti i zymtë me të cilin përballemi është ky: nën pretendimin e luftimit të një kërcënimi, që realisht nuk është i pranishëm, entitete të fuqishme po orkestrojnë marrjen e lirive të shëndetit personal. Vaksina mRNA, e reklamuar si një mrekulli e shkencës moderne, bëhet një mjet shtypjeje të popujve, në duart e tyre.

Kjo nuk ka të bëjë me iniciativën për të na shpëtuar nga gripi i shpendëve, ka të bëjë me kushtëzimin e popullatës për të pranuar ndërhyrje të vazhdueshme dhe të pakontrolluara në jetën e tyre.

Pasojat janë sa të rënda aq edhe të frikshme.

Me çdo lëvizje dhe vendim të tyre, të drejtat dhe liritë tona që ne i marrim si të mirëqena, gërryhen, duke u zëvendësuar nga një sistem mbikëqyrjeje dhe kontrolli, i maskuar në mënyrë të përpiktë, si kujdes shëndetësor.

Urgjenca me të cilën po futen në treg këto vaksina, gatishmëria për t’i injektuar ato në popullatën globale, zbulon një narrativë që nuk është asgjë tjetër veçse beninjë.

Pyetja nuk ka të bëjë vetëm me sigurinë e një vaksine, ka të bëjë me shenjtërinë e lirive tona, mbrojtjen e sovranitetit tonë trupor/fizik dhe të drejtën tonë për të jetuar pa manipulim, nga ata që ushtrojnë pushtetin, nën fasadën e dashamirësisë dhe shëndetit publik.

Alert për të gjithë, në një seri produktesh ushqimore po “injektohen” nënsubstanca të dyshimta (më shumë në javët në vijim).

Previous Story

GoldSwitzerland: Janë Shndërruar në Banani SHBA & Europa - Borxhet e Paimagjinueshme do i Çojnë në Kolaps të Pashmangshëm!

Next Story

Sharon Stone Kërcënon të Largohet nga Amerika Nëse Trump Fiton Mandatin e Dytë!

Latest from Info