Rrjetet e fibrave optike janë shkatërruar në gjashtë rajone!
Gjashtë rajone të Francës jashtë linje. Parisi nuk është prekur ende.
Të panjohur, mbrëmjen e djeshme, sabotuan një pjesë të madhe të rrjetit të fibrave optike në Francë.
Siç u bë e ditur nga burime policore, veprimet që prekën rrjetet e fibrave optike të shumë ofruesve, mes tyre edhe kompanive Free dhe SFR, ishin synuar nga persona për t’u nxjerrë jashtë rrjetit në gjashtë rajone të Francës.
Rajonet e prekura, sipas të njëjtave burime, janë Bouches-du-Rhône, Aude, Oise, Hérault, Meuse dhe Drôme.
Aktualisht nuk ka asnjë shenjë se qyteti i Parisit dhe Ile de France, ku po zhvillohen Lojërat Olimpike, të jenë prekur.
Aksioni i mbrëmshëm është një tjetër akt sabotimi ndaj Francës, duke konfirmuar shqetësimet e autoriteteve franceze dhe duke justifikuar nivelin e vigjilencës dhe sigurisë së tepruar për Lojërat Olimpike.
Megjithatë, për shkak të sabotimit, rrjetet specifike kanë shpejtësi tepër “të ngadalta”, siç ka njoftuar Free Pro përmes llogarisë së saj X.