Erdogan Spastroi Imamoglun: U Dënua me më Shumë se Dy Vite Burg & Privim nga të Drejtat Civile

/

E futi në burg dhe e skualifikoi nga zgjedhjet. Aromë diktature të mirëfilltë, partneri ynë strategjik dhe Udhëheqësi shpirtëror i kryeministrit shqiptar.

Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglou është dënuar sot me 2 vite, 7 muaj e 15 ditë burg, si dhe me ndalim të çdo veprimtarie politike.

Sipas analistit turk Ragip Soylu i Middle East Eye, vendimi nuk është përfundimtar dhe Imamoglu mund të apelojë. Aty thuhet gjithashtu se ai nuk do të vuajë dënimin me burg, por nëse gjykata më e lartë e lë përfundimisht vendimin, ai do të shkarkohet si kryetar nga Bashkia e Stambollit.

Pas anulimit të zgjedhjeve për Bashkinë Metropolitane të Stambollit më 31 mars 2019 nga Këshilli i Lartë Zgjedhor, Ekrem Imamoglu u rizgjodh më 23 qershor 2019.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu më pas akuzoi Imamoglun, pa e përmendur emrin e tij, në tetor 2019.

“Këtë ia them idiotit që shkoi në Europë dhe fajësoi Turqinë. Ai do t’ju bëjë të paguani për këtë komb turk”, tha ai.

Imamoglu më pas u përgjigj: “Ata që anuluan zgjedhjet janë idiotë”. Këshilli i Lartë Zgjedhor shkoi menjëherë kundër Imamoglut.

Kemal Kilicdaroglu, i cili ndodhej në Berlin për një vizitë, vendosi të kthehej në Stamboll me një fluturim special sapo mori vesh vendimin e gjykatës.

Imamoglu ishte në shënjestër të regjimit pasi i shkaktoi humbjen më poshtëruese partisë së Erdoganit në mars 2019, duke fituar Bashkinë e Stambollit, e cila ishte mbajtur nga partia në pushtet AKP për 25 vite.

Zgjedhja e tij fillimisht u anulua nga qeveria, e cila megjithatë u detyrua të tërhiqej tre muaj më vonë përballë një mobilizimi të elektoratit që i dha opozitës një fitore edhe më të gjerë.

Kryebashkiaku i Stambollit është ndër të paktët liderë të opozitës të anketuar që mundi Erdoganin, i cili përballet me një krizë të rëndë ekonomike dhe inflacion që zyrtarisht shkon në rreth 85%.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Parlamenti Ukrainas Kaloi Ligjet për Anëtarësimin në BE

Next Story

Alibeajt po i Falet Një Pasuri Kombëtare - PD

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe