Situata do të Dalë Jashtë Kontrollit! – Fjalimi Urgjent i Netanyah-ut: “Një Goditje e Rëndë për Këdo që Fillon Sulm Kundër Nesh”!

/

“Izraeli përgatitet për të gjithë skenarët!”

“Izraeli do të përgjigjet me një çmim të rëndë për çdo sulm të mundshëm kundër tij. Jemi gati për të gjithë skenarët”, ka nënvizuar ndër të tjera kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në fjalimin e sotëm (31/07) urgjent, drejtuar popullit izraelit.

“Izraeli është në një luftë ekzistenciale kundër Iranit, ditë sfidash janë përpara. Ne u kemi dhënë goditje të rëndësishme tre organizatave kryesore të mbështetura nga Irani: Hamas-it, Houth-it dhe Hezbollah-ut”, shtoi ai.

Ai foli gjithashtu për sulmin kundër Mohammed Daif, liderit ushtarak të Hamasit, në Rripin e Gazës disa javë më parë, sulmin në portin Hodeida në Jemen dhe sulmin e djeshëm (30/07) që vrau Fouad Shukr, të cilin ai e quan “shefi i stafit të Hezbollah”.

Por Netyniahu nuk përmendi asgjë për vrasjen e Ismail Hanijes.

Previous Story

Në Rusi po Zhvillohet Stërvitja e Skenarit të Parë të Goditjes me Armë Bërthamore Taktike në Objektivat e Europës Perëndimore!

Next Story

"Top 10" Kryeartikuj që Nuk i Lexojmë në Perëndim, Janar-Korrik 2024!

Latest from Info