Inspirimi në Shkimet e Shenjta

/

Ata që shkruan Biblën, “burrat e shenjtë të Perëndisë” ishin ata që regjistruan zbulesën që kishin marrë nën frymëzimin hyjnor.

Si duhet ta kuptojmë marrëdhënien midis Autorit Hyjnor dhe shkrimtarëve njerëzorë? Çfarë roli luan secili prej tyre?

Shkrimi i Biblës së Shenjtë

Edhe një qasje e përciptë ndaj Biblës, mjafton dhe lexuesi kupton se ajo nuk është shkruar në një periudhë relativisht të shkurtër kohe, me një ritëm të qëndrueshëm.

Përkundrazi, Bibla siç e njohim tani është produkt i rreth 40 shkrimtarëve që lanë dëshminë e tyre gjatë një periudhe prej 15 shekujsh në tre gjuhë të ndryshme: hebraisht, aramaisht dhe greqisht.

Një qasje më e plotë do të tregonte se shumë mënyra të ndryshme letrare të të shkruarit lidhen me numrin e autorëve dhe kulturat e ndryshme që ata përfaqësojnë.

Skribët e Zotit dhe jo lapsat e Tij

“I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe është i dobishëm për mësim, qortim, korrigjim, stërvitje, që bëhet me drejtësi” (2 Timoteut 3:16).

“Sepse asnjë profeci nuk erdhi me vullnetin e njeriut, por e udhëhequr nga Fryma e Shenjtë, folën njerëzit e shenjtë të Perëndisë” (2 Pjetrit 1:21).

Deklarojnë pa mëdyshje se Perëndia i frymëzoi Shkrimet.

Ky term (“frymëzim / inspirim”), megjithatë, ka një kuptim shumë më të gjerë, për të shpjeguar sesi funksionon praktikisht metoda hyjnore e komunikimit të vullnetit të Zotit me shkrim.

A ishin profetët instrumente pasive për të përcjellë mesazhet e Perëndisë si magnetofonët që përsërisin saktësisht atë që kanë regjistruar?

Përgjigja për këtë pyetje është se, vetëm në disa raste specifike profetët u urdhëruan të regjistronin me përpikmëri fjalët e Zotit.

Tekstet e mbetura të Biblës së Shenjtë u shkruan me Zotin që i udhëzoi profetët për të përshkruar në mënyrën më të mirë atë që panë dhe dëgjuan. Në këto raste autorët iu drejtuan gjuhës së tyre dhe stilit personal të të shkruarit.

Prandaj, mënyra sesi u shprehën shkrimtarët e Biblës, fjalët e zgjedhura për të përcjellë mesazhin hyjnor, ishte zgjedhja e tyre dhe jo domosdoshmërisht fjalët e sakta të Perëndisë.

Me fjalë të tjera, skribët e Fjalës së Perëndisë ishin skribët e Zotit, jo lapsat e Tij.

Fenomen hyjnor dhe njerëzor në të njëjtën kohë.

Ndërsa skribët përdorën mediumin e papërsosur të gjuhës njerëzore, Fjala e Perëndisë është zbulesa supreme, e pagabueshme dhe autentike e Perëndisë dhe e vullnetit të Tij.

Mediumi i papërsosur, njerëzor, pra, përcjell fjalën hyjnore!

Për të njëjtën arsye që natyra njëkohësisht hyjnore dhe njerëzore e Krishtit është e pandashme, kështu edhe përmbajtja e Biblës së Shenjtë si fjalë hyjnore nuk mund të ndahet nga mjeti i transmetimit të saj, njeriu. Është e pamundur.

Në këtë fenomen hyjnor dhe njerëzor, Zoti jep informacion dhe drejton procesin e të shkruarit pa anuluar asnjë veçori, apo aftësi njerëzore, por edhe pa rrezikuar besueshmërinë e rezultatit të gjithë propesit dhe se ai do të jetë besnik ndaj qëllimeve të Tij.

Previous Story

Vrasja në Teheran po Sjell Orën e Apokalipsit Afër "Mesnatës"!

Next Story

Ankaraja Veto Bashkëpunimit NATO-Izrael, në Përgjigje të Vrasjes së Haniya!

Latest from Info