Cilat Shtete Lajmërojnë Qytetarët e Tyre të Largohen nga Libani?

/

Udhëzime, për t’u larguar menjëherë nga Libani, me çdo fluturim të mundshëm, dhanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës para pak orësh, teksa pak minuta më pas edhe Britania e Madhe i kërkoi shtetasve të saj të largohen menjëherë nga Libani.

Bazuar në shtypin ndërkombëtar, udhëzime për t’u larguar nga Libani dhanë edhe Kanadaja dhe Azerbajxhani.

Teksa pritej që lajmërimet të bëheshin për t’u larguar nga Izraeli, për shkak të kundërsulmit iranian, këto udhëzime vunë në mendime një sërë analistësh, mes tyre edhe rusë, që nuk vonuan të shkruanin se: “Izraeli nuk do të presë Iranin për të sulmuar, por do të godasë Izraeli i pari, pikërisht në Liban, duke marrë dakortësinë nga Pentagoni amerikan për këtë, ndaj dhe 3 shtetet më të mëdha të Perëndimit, u kërkuan qytetarëve të tyre të largohen një orë e më parë nga Libani”.

Ky është një skenar që bazohet në logjikën e masave paraprake, përballë një goditjeje që do të trondisë, e cila do të arrijë të shkatërrojë një numër të madh armatimesh dhe sistemesh armatimi të Hejzbollah, në Liban, duke iu minimizuar kështu aftësitë ushtarake.

Nëse do ta shikojmë këtë skenar të implementohet dhe nëse do të shikojmë të marrin pjesë edhe forca amerikane, teksa janë të gjithëgatshme për diçka të tillë, pasi Izraeli dhe SHBA-të prej shumë vitesh tashmë kryejnë praktika ushtarake të përbashkëta, me pjesëmarrjen e shumë njësive ushtarake, kështu pra nëse Libani do të goditet, këtë do ta shohim në orët në vazhdim, por duket se laku po ngushtohet, ndoshta edhe më shpejt sesa mund ta parafytyronim.

Previous Story

Kërcënim i Hapur nga Izraeli për Turqinë - Në Oborrin e Sulltanit Duhet të Bëjnë Kujdes!

Next Story

Perëndia Nuk na Braktis, Kurrë!

Latest from Info

Drejt Një Feje Universale

Ekumenizmi fetar, i cili manifestohet përmes takimeve ndërkristiane dhe ndërfetare, synon të gërryejë ngadalë fetë e