Izraeli Aktivizon Sistemin e Alarmit të Sigurisë Përmes Rrjeteve të Telefonave Celularë & Çaktivizon GPS-in!

/

Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-ve mbërriti në Izrael me urgjencë!

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hajjari, njoftoi të dielën, se sistemi i paralajmërimit dhe alarmit të sigurisë është aktivizuar përmes rrjeteve të telefonisë celulare në të gjithë Izraelin.

Hajjari tha në një konferencë për shtyp se teknologjia e re lejon që një “mesazh personal” të merret në rast emergjence në shkallë të gjerë, në rast goditjeje zjarresh të papritura drejt Izraelit. Mesazhi do të shfaqet menjëherë në ekranin e telefonit celular të çdokujt, i shoqëruar nga një tingull paralajmërues i personalizuar.

Mediat izraelite raportuan të dielën se gjenerali Michael Corella, komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së, mbërriti në Izrael, për një vizitë urgjente për të koordinuar me ushtrinë izraelite përgatitjet për sulmin e ardhshëm iranian.

Mediat izraelite raportuan gjithashtu se, “në përgatitje për sulmin e pritshëm të Iranit, gjenerali Michael Corella mbërriti në Izrael për të definuar koordinimin me Tel Aviv-in”, sipas ‘Al Qahera News’ të Egjiptit.

Suporti amerikan kundrejt Izraelit është i gjithanshëm, në të gjithë sektorët, terrenet dhe frontet e ofensivës, apo mbrojtjes.

Dalja nga sistemi GPS është një masë tjetër mbrojtëse, por edhe një veprim që vërteton shkrimin e djeshëm të mast.al, se Irani do të përpiqet të godasë sistemet e komunikimit në Izrael (kryesisht) dhe bazat e armëve.

Previous Story

Situata në Britani po Del Jashtë Kontrollit, Islamistët Sulmojnë të Bardhët në të Gjitha Qytetet! (video)

Next Story

Athina në Alert – Inteligjenca e Huaj Paralajmëron se Irani Mund të Sulmojë Interesat Izraelite në Greqi

Latest from Info

Drejt Një Feje Universale

Ekumenizmi fetar, i cili manifestohet përmes takimeve ndërkristiane dhe ndërfetare, synon të gërryejë ngadalë fetë e