Ukraina Planifikoi Vrasjen e Presidentit Putinit në Paradën e Ditës së Marinës – Roli i SHBA-ve & Hakmarrja e Rusisë!

/

“Komunikim shumë i ashpër mes SHBA-ve dhe Rusisë!”

Rusia kishte dyshuar se Ukraina po planifikonte ta sulmonte atë gjatë paradës së Ditës së Marinës, në të cilën presidenti Vladimir Putin mori pjesë muajin e kaluar, ndaj dhe Moska kontaktoi Uashingtonin për të bërë të ditur shqetësimet e saj, njofton televizioni shtetëror rus.

Objektivi i sulmit ishte V. Putin dhe Ministri i Punëve të Jashtme A. Belusov.

Televizioni rus tha se detajet ishin sekret shtetëror dhe nuk dha detaje të tjera. Ministria e Jashtme e Ukrainës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Sipas televizionit shtetëror rus, zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov tha se shqetësimet për një sulm të tillë të mundshëm ishin aq të forta, sa ministri i Mbrojtjes Andrei Belusov kontaktoi homologun e tij amerikan Lloyd Austin dhe ndau dyshimet e tij.

Duke folur për kanalin rus Rossiya 1, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov pohoi se sulmi ishte planifikuar të kryhej më 28 korrik dhe dështoi vetëm për shkak “të bisedës shumë të ashpër” midis Ministrisë së Mbrojtjes Ruse dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Pentagonit.

Sipas New York Times, Austin mori një telefonatë nga Belousov më 12 korrik në lidhje me një operacion sekret ukrainas kundër Rusisë, që Moska besonte se kishte miratimin e SHBA-ve.

The Times citoi dy zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, të cilët thuhet se thanë se akuzat ruse i befasuan zyrtarët e Pentagonit dhe se ata vetë nuk kishin njohuri për ndonjë komplot të tillë.

Megjithatë, shqetësimet ruse u morën mjaft seriozisht, saqë Uashingtoni kontaktoi Ukrainën dhe paralajmëroi Kievin se nëse po planifikonte një operacion të tillë, operacioni nuk duhet të kryhej.

Sot, situata në Ukrainë është më e keqe se kurrë. Të gjitha aeroportet janë mbyllur, asnjë fluturim nuk bëhet drejt dhe nga Ukraina.

Ndërkohë që SHBA-të pohuan, se “po”, një plan për vrasjen e Putin ishte planifikuar nga pala ukrainase.

Rusia nga ana e saj, ka më shumë se 24 orë që ndodhet prezent me bombardime në Kiev. Paralelisht me këto zhvillime në Ukrainë, është thirrur Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, me qëllim që të marrin masa dhe sanksione të tjera ndaj Rusisë, duke vërejtur se agresiviteti rus është rritur së tepërmi dhe tani më Rusia mund të konsiderohet realisht rrezik për Kievin dhe presidentin Zelenski.

Kremlini shpalli operacion të gjithanshëm ushtarak kundër Ukrainës, pa pretenduar territore, por duke patur qëllim çarmatimin tërësor të Ukrainës.

Previous Story

Lëvizja e Guximshme e Thesarit të SHBA-së për të "Ndezur" Një Rritje të Fortë në Tregje!

Next Story

Përvjetori i Hiroshimës & Gjëja e Pabesueshme që Tha Kryeministri Japonez për Rusinë!

Latest from Info

Drejt Një Feje Universale

Ekumenizmi fetar, i cili manifestohet përmes takimeve ndërkristiane dhe ndërfetare, synon të gërryejë ngadalë fetë e