Një olimpist amerikan tregoi gjendjen në të cilën ka katandisur materiali i medaljes.
Kampioni olimpik i Skateboarding Nyjah Huston prezantoi medaljen e bronztë që fitoi në Lojërat Olimpike të Parisit, e cila filloi të ndryshkej dhe të humbiste ngjyrën e saj vetëm një javë pasi u dha.
Huston komentoi se medalja duket e bukur kur është e re, por cilësia e saj nuk i përmbush pritshmëritë.
“Këto medalje duken të shkëlqyera kur janë krejt të reja. Por pasi e vendosa në lëkurë me pak djersë dhe ua dhashë miqve të mi gjatë fundjavës, shoh që nuk janë aq cilësore sa mendoni ju”, tha ai në një video që postoi në Instagram.
Madje, ai e ktheu medaljen nga ana tjetër, duke thënë: “Edhe përpara filloi të ndryshket pak. Ndoshta duhet të përmirësojmë pak cilësinë”, shtoi ai.
Bronz të jetë vallë? Çdo medalje e dhënë në Lojërat Olimpike të Parisit është dizenjuar nga Chaumet.
Njëra anë mban një simbol gjashtëkëndor, i cili është bërë nga copa hekuri nga Kulla Eifel.
E dyta përshkruan perëndeshën Nike, me Akropolin në njërën anë dhe Kullën Eifel në anën tjetër. Medalja e bronzit peshon 525 gram dhe është bërë nga një aliazh bakri, kallaji dhe zinku.
Por sipas Huston “medaljet ndoshta janë menduar që të jenë në kuti dhe jo në qafë”.