Ukraina Hedh në Erë Urën që Lidh Krimenë me Rusinë (video)

/

Në video shikoni momentin e shpërthimit me kamion të bllokuar, të urës së Kerçit, dëshmi se u godit një infrastrukturë civile e rëndësisë së veçantë, një vepër arti e infrastrukturës ruse, një vepër e vetë Presidentit Putin. Goditje me objektiv!

Russia-Ukraine updates: Blasts heard in Crimea′s Sevastopol, Kerch | News |  DW | 18.08.2022

Është publikuar video e shpërthimit shumë të fuqishëm në urën në ngushticën e Kerçit, që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë. Ajo është kapur nga një kamera sigurie dhe tregon se çfarë ka ndodhur në orën 6:02 kur makina të tjera kalojnë në urë. Trafiku rrjedh normalisht, derisa në një moment ndodh një shpërthim në një kamion të bllokuar.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka viktima, por siç tregojnë pamjet, sigurisht që ka.

Në fund të fundit, dikush po drejtonte kamionin. Në pamjet duket se ka edhe një kamion tjetër dhe të paktën një makinë, ndërsa një makinë kalon mes flakëve.

Është hedhur në erë edhe treni me karburante që po kalonte në ato momente urën, sigurisht që kishte njerëz edhe në tren.

Është e qartë se ukrainasit e dinin se civilët do të vriteshin.

Perëndimi duhet të japë një përgjigje të qartë se kë konsideron civilë dhe kë jo dhe nëse miraton veprime të tilla, të shkatërrimit, pasi ura që është infrastrukturë civile dhe jo ushtarake.

Vihet re se Kievi pranoi përfshirjen e tij në këtë sulm me bombë pasi këshilltari i Volodymyr Zelensky, Mikhail Podoliak shkroi “Ura ishte vetëm fillimi” dhe publikoi një foto me një pjesë të aksit rrugor të urës të zhytur në ujë.

“Krimeja, ura, fillimi. Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka e vjedhur duhet t’i kthehet Ukrainës, gjithçka e kapur nga Rusia duhet të rimarret”, shkroi Podoliak në Twitter.

Propaganda CNN, video pa koment dhe një Putin që vë dorën në kokë!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Putin i Jep Nënshtetësinë Ruse Edward Snowden

Next Story

Tërmet në Planet nga Zbulimet e "Judical Watch" për Vaksinën Covid

Latest from Info