Spiuni Turk Brenda Pentagonit!

/

Turqia kishte një spiun brenda Pentagonit amerikan. Vodhi 3,400 faqe dokumente nga Forcat Ajrore, po përgatitej të nisej për në Meksikë.

Gökhan Gun, një inxhinier me origjinë turke që punon për Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, u arrestua me akuzën se kishte fshehur dhjetëra dokumenta të klasifikuar që i përkisnin ushtrisë amerikane, në shtëpinë e tij.

Hetimi po vijon për të përcaktuar pse shtetasi turk me nënshtetësi amerikane i ka mbledhur dokumentet në fjalë në shtëpinë e tij. Indikacionet e hershme flasin për spiunazh dhe lind pyetja nëse ai punon për ndonjë qeveri, apo direkt me qeverinë turke.

Gun, i cili ka udhëtuar shpesh jashtë vendit dhe ka shtëpi në Virxhinia, Teksas dhe Florida, u arrestua në orët e para të së premtes së kaluar, 9 gusht, nga agjentët e FBI-së që mbërritën për të ekzekutuar një urdhër kontrolli në shtëpinë e tij, në Falls Church, Va.

Po përgatitej të nisej për atë që ai e përshkroi si një udhëtim peshkimi me miqtë, duke synuar të hipte në një fluturim për në Puerto Vallarta, Meksikë, në orën 6:52 të mëngjesit.

Agjentët e ndaluan në rrugë jashtë shtëpisë së tij teksa priste një shofer që ta çonte në aeroport. Në mesin e bagazheve të tij gjetën një çantë shpine të zezë me një dokument të shënuar top-sekret.

Ankesat për të tregonin, dëshmonin një model që shkonte përtej sjelljes së tij normale të punës, duke përfshirë disa raste gjatë disa muajve, në të cilat u kap nga kamerat e sigurisë duke printuar dokumenta.

Që nga fillimi i punës së tij në Forcat Ajrore në mesin e vitit 2023, zoti Gunn ka shtypur 256 dokumente, që arrijnë në 3,400 faqe, shumë afër fundit të ditës së punës, thanë hetuesit.

Para arrestimit të tij, Gun printoi më shumë se 406 faqe dokumente, të cilat përfshinin 82 shenja tepër sekrete, shtuan ata.

Sipas New York Times, bazuar në të dhënat e prokurorisë, Gun, i cili është një shtetas amerikan, ka shtypur 3,400 faqe dokumente gjatë mandatit të tij në Forcat Ajrore, i cili filloi në mesin e vitit 2023.

Gun printoi 82 faqe të shënuara “top sekret”. Kjo është arsyeja pse ai u mbajt në shtëpinë e tij ndërsa po përgatitej të shkonte në Meksikë.

Prokuroria, e cila shqyrtoi pamjet e kamerave të sigurisë, tha se Turku do i merrte dokumentat që kishte printuar në udhëtimin e tij, në një qese plastike.

Sipas DW Turkish, Gun u pengua të shkonte në Meksikë nga agjentët e FBI-së (Byroja Federale e Hetimit).

New York Times raportoi se Gun udhëtonte shpesh jashtë vendit dhe ka shtëpi në Virxhinia, Teksas dhe Florida.

Të martën do të merret një vendim nëse Turku i cili u dërgua në një seancë të shkurtër në gjykatën e rrethit të premten, do të mbetet në paraburgim.

Prokuroria kërkoi vazhdimin e paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes. Në deklaratën e tij të parë për agjentët e FBI-së, Turku pretendoi se dokumentat konfidencialë “kishin skaduar”, por prokuroria tha se dokumentat “ishin të përditësuar”.

Washington Post shkroi se Gun mund të dënohet deri në pesë vjet burg dhe një gjobë 250,000 dollarë për veprën penale të marrjes së dokumenteve konfidenciale, pa autorizim.

Sipas prokurorisë, Gun ka lindur në Stamboll dhe ka shkuar në SHBA në vitin 2001 për të punuar në një kompani telekomunikacioni. Mori të drejtën e qëndrimit të përhershëm në vitin 2012 dhe mori shtetësinë e dyfishtë në 2021.

Previous Story

Apologjia e Japonisë & Heshtja e Shqipërisë

Next Story

Teheran: Frika se Sulmi Ndaj Izraelit do të Pasohet nga Një Sulm Ndaj Programit të Tij Bërthamor!

Latest from Info

Drejt Një Feje Universale

Ekumenizmi fetar, i cili manifestohet përmes takimeve ndërkristiane dhe ndërfetare, synon të gërryejë ngadalë fetë e