Informohemi nga gazetarët e CNN se ky kanal televiziv amerikan është i vetmi që regjimi i islamit radikal, i ka lejuar të hyjë në territorin e Iranit dhe të raportojë nga terreni për Amerikanët dhe të gjithë botën që e ndjek.
Korrespondenti Frederik Pleitgen mes kronikash të pështira, neveritëse propagandistike, në videon si më poshtë na thotë:
Ka pika kontrolli nëpër rrugët e Iranit, ku ushtrohen kontrolle nga personel i armatosur, në Teheran konkretisht, por ai nuk shikon / vëren asnjë shenjë paniku.
Dhe më pas na thekson se CNN operon në Iran vetëm me lejën e qeverisë.
Gazetari i makinerisë së propagandës globaliste, Axhendës “woke” 2030 u thotë teleshikuesve se nuk ka panik në Iran. Nga kush të ketë panik, nga ata që janë të armatosur apo nga njerëzit e regjimit dhe administratës që lëvizin në Teheran?
Nga ana tjetër nëse nuk ka panik, atëherë Amerika dhe Izraeli nuk po godasin kaq fort sa përshkruhet nga po të njëjtët gazetarë, aq fort pra, sa për të mbjellë panik.
Këta janë kokëboshër e propagandës “woke” / Axhenda 2030!
Dhe teksa tregon se CNN-it i është dhënë leje, përdor fjalën “qeveri” jo regjim, “qeveria u ka dhënë lejë dhe i ka pajisur me VISA speciale kalimi”.
CNN's Frederik Pleitgen encounters more checkpoints than usual and armed personnel on the road to Iran's capital, but sees no signs of panic.
— CNN International (@cnni) March 5, 2026
Shops are open and stocked, and gas appears readily available with no long lines.
CNN is operating in Iran only with government… pic.twitter.com/SzXBDHz706
Në një postim tjetër gazetari i CNN-it na tregon një benzinatë në Teheran, duke na thënë se gjithçka është e hapur, nuk ka mungesë produktesh, bile ka produkte të freskëta.
Nuk ka as radhë në benzinatë.
Në benzinata nuk mund të ketë radhë, sepse njerëzit nuk kanë ku shkojnë, pasi vendi është në luftë. Të vetmit automjete që lëvizin janë ato të regjimit, të administratës, ushtrisë dhe milicisë.
Produkte mund të ketë pafund, sepse sot iranianët nuk po blejnë dot as bukën me vlerën që ka kartmonedha e tyre dhe inflacionin mbytës, mes një ekonomie të rrënuar.
Ja, kjo është propaganda bajate e CNN-it, por që një pjesë e “hanë” dhe “gëlltitin” pa përtypur çdo budallallëk dhe maskarallëk të thënë dhe shkruar.

Dhe si për ta mbyllur, gazetari na thotë se kalon në rrugët e Teheranit dhe shikon shumë poster-a të tillë të liderit suprem.
Normal që të tilla do të shohë, sepse Irani është një regjim radikal, regjimi i një njeriu, nuk është në Shtetet e Bashkuara, ku nuk shikon ndonjë billbord të presidentit Trump të varur rrugëve për glorifikim.
Përkundrazi, me mikrofonin në goja, 24/7 kundërshtojnë dhe epitetizojnë Trump-in, presidentin e tyre.
CNN dhe stafi duhet çuar përfundimisht në ndonjë vend regjim, që të kuptojnë marrëzinë që mbrojnë dhe propagandojnë. Veçse e turpshme!

Dhe një këshillë për të gjithë: braktisini këta ndotje informative dhe informohuni nga Media Alternative për të mësuar të vërtetën, për të lexuar apo dëgjuar analiza pranë së vërtetës, që përpiqen tua fshehin të mirëpaguarit gazetarë të konstilacionit!


