Kur nuk i përballon dot Suedia si mund t’i përballojnë vende të tjera të BE-së shumë më të varfëra?
Suedia po planifikon të hyjë në një program të vullnetshëm riatdhesimi, pasi konkludoi se emigrantët / refugjatët nuk mund të integrohen në shoqërinë suedeze.
Suedia po shqyrton propozimin që do të ofrojë një stimul ekonomik në këtë shtet, në mënyrë të ardhurit që të kthehen në vendet e tyre.
Sipas Ministres së Emigracionit: “për ata që nuk janë të përfshirë në shoqërinë suedeze, nuk mund të krijojnë këtu një jetë më të mirë, pasi nuk mund të integrohen”.
Pyetja që ngrihet është ajo se, kur Suedia, një vend me një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik dhe social, ka arritur në pikën për të zbatuar masat e riatdhesimit teksa nuk e përballon dot më valën migratore, si mund ta përballojnë vende të tjera?
Lëvizja apo nisma “Remigration” është një iniciativë politike dhe sociale që përforcon idenë e kthimit në vendet e tyre, veçanërisht të atyre që nuk i përshtaten dot suedisë dhe tregojnë paaftësi për t’u integruar në formën e jetesës suedeze të ligjeve dhe normave, për tÇu bërë të pranueshëm nga shoqëria.
Harta e vendeve të BE-së që tregon përqindjen e valës migratore.
Kjo lëvizje bazohet në pikëpamjen se integrimi i emigrantëve është i nevojshëm për të ruajtur kohezionin social dhe se dështimi për t’u integruar mund të çojë në përjashtime sociale dhe tensione.
Kthimi vullnetar në vendet e tyre të origjinës, sipas mbështetësve të lëvizjes, mund të jetë një zgjidhje si për vetë emigrantët, ashtu edhe për shoqëritë pritëse, duke u ofruar një jetë më të mirë të parëve dhe duke dekompresuar strukturat sociale të këtyre të fundit.
Në të njëjtën kohë, problemi demografik zgjidhet me kushte të mira ekonomike dhe stimuj për familjet, sipas lëvizjes dhe jo me politikë të shfrenuar emigracioni, me kufij të hapur.