Turqi: Zmirnën por e Përpijnë Flakët – Video që të Lënë pa Fjalë!

/

Vazhdon beteja me flakët në Zmirnë / Izmir.

Janë evakuuar banorët nga shtëpitë e tyre në dy lagje.

Zjarri është rindezur nga erërat e forta.

Zjarri që djeg prej më shumë se 26 orësh në masivin malor në veri të rrethit Kordelio në Izmir është në zhvillim e sipër dhe ka mbërritur edhe në zona të banuara.

Në zonë po fryjnë erëra të forta veriore dhe flakët kanë skuqur qiellin e Izmirit, ndërsa atmosfera është mbytëse për shkak të tymit.

Banorët u evakuuan nga shtëpitë e tyre në dy lagje.

Në Kordelio, banorët e dy lagjeve janë evakuuar nga banesat e tyre, ndërsa një fshat tjetër është evakuuar nga ana e kundërt e malit, drejt Aidinit.

Sipas të dhënave zyrtare deri më tani janë djegur 16 shtëpi, ndërsa pasdite zjarri ka djegur objekte në zonën industriale. Rrjetet televizive transmetojnë imazhe të një pallati dhjetëkatësh, çatia e së cilës është në flakë.

Për një moment pasdite zjarri u duk se ishte nën kontroll, por më vonë nga erërat e forta u ndez sërish.

Në Izmir, ministri turk i Bujqësisë dhe Pyjeve, Ibrahim Yumakli, po nxiton të inspektojë punën e shuarjes së zjarreve, që po duket një punë e pamundur.

Previous Story

Lija e Majmunit - Hapen Qendra Vaksinimi për Një Epidemi që Nuk Ekziston!

Next Story

Santorini: Fenomeni i Rrallë & Unik!

Latest from Info

Drejt Një Feje Universale

Ekumenizmi fetar, i cili manifestohet përmes takimeve ndërkristiane dhe ndërfetare, synon të gërryejë ngadalë fetë e