Parlamenti ukrainas miratoi ligjin!
Mijëra besimtarë nxitojnë të mbrojnë selitë dhe kishat e tyre.
Parlamenti ukrainas së fundmi votoi në favor të ligjit “që ndalon veprimtarinë e organizatave fetare të lidhura me Rusinë”, me pak fjalë, ndalon funksionimin e Kishës Ortodokse të Ukrainës!
Në parlamentin ukrainas, deputetët ishin të lumtur për miratimin e ligjit.
Megjithatë, vihet re se të gjitha partitë që përfaqësonin popullsinë rusishtfolëse janë ndaluar dhe përjashtuar nga Parlamenti i Ukrainës.
Tashmë mijëra besimtarë që njohin vetëm Kishën Ortodokse të Ukrainës si përfaqësuesen e vetme reale të Ortodoksisë, po nxitojnë të mbrojnë selitë dhe kishat e saj!
Kisha Ortodokse e Ukrainës (UOC) mohon akuzat e ngritura kundër saj nga Kievi dhe tha se projektligji do të ishte jokushtetues.
Mbetet të miratohet nga Volodimir Zelenski për të hyrë në fuqi.
Ligji do të ndalonte aktivitetet e organizatave fetare të lidhura me qendrat e ndikimit “të një shteti që kryen një sulm të armatosur kundër Ukrainës” dhe aktivitete të tilla mund të ndërpriten nga një gjykatë, thuhej në projektligj.
Një tjetër ligjvënëse, Irina Kherasenko, tha se votimi ishte historik dhe e përshkroi atë si një hap të parë drejt largimit “të priftërinjve të Moskës nga toka ukrainase”.
Kisha Ortodokse e Ukrainës, nga ana e saj, tha se projektligji, një nga disa projektligjet e ngjashme të paraqitura në parlament, nuk përputhej me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut por as edhe me Kushtetutën e Ukrainës.
Kisha Ortodokse e Ukrainës është një kishë ‘de jure’ vetëqeverisëse / autonome (jo autoqefale) e Kishës Ortodokse Lindore në Ukrainë, nën Patriarkanën e Moskës.
Sipas statutit të Patriarkanës, ajo përkufizohet si një “kishë vetëqeverisëse me të drejta të gjera autonomie”.
Më 27 maj 2022, ajo shpalli pavarësinë e saj të plotë nga Patriarkana e Moskës dhe dënoi qëndrimin e Patriarkut të Moskës Kirill për ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke krijuar një përçarje midis dy Kishave.
Kreu i saj është Mitropoliti Onufrios i Kievit.
Ajo është regjistruar në autoritetet shtetërore ukrainase të Kievit si “Metropoli i Kievit i Kishës Ortodokse të Ukrainës” (Київська митрополия Українська православной цервку) që nga viti 1991.
Duke qenë se është kishtarisht nën Patriarkanën e Moskës, Kisha quhet joformalisht si Kisha Ortodokse e Ukrainës (Patriarkana e Moskës).
Kështu dallohet nga Kisha Ortodokse e Ukrainës (Православна церква України në ukrainisht), e cila normalisht ka marrë Autoqefalinë nga Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës.
Ajo u krijua në dhjetor 2018 dhe njihet nga Patriarkana Ekumenike, Patriarkana e Aleksandrisë dhe Kisha e Greqisë.
Primati i saj është Mitropoliti i Kievit Epifanios.
Përveç këtyre të dyjave, në Ukrainë vepron edhe një strukturë kishtare shumë e vogël e quajtur “Kisha Ortodokse Ukrainase (Patriarkana e Kievit)” (UOC-KP), e cila drejtohet nga Mitropoliti Filaret (Denyshenko), i cili e quan veten Patriark. Deri më 25 qershor 2019, ai dhe ndjekësit e tij morën pjesë në Kishën Ortodokse Autoqefale të Ukrainës, por u larguan duke e denoncuar atë.
Kur institucionet e besimit përdoren dhe involvohen nga politika në luftë dhe përçarje, trazirat që pasojnë janë të mëdha dhe të një tjetër dimensioni human.
Çdo lëvizje e Kievit është më shumë se provokuese për Moskën.
Psalm i shkurtër “Haleluja” për të parë dhe marrë përgjigjen e Moskës.