Mario Draghi: “Europa Pas Coronavirus-it Do Të Jetë Si Europa e Pas Luftës së II Botërore – Brezi i Ri do të paguajë Borxhin!

Për krizën që vjen pas fundit të Pandemisë të Coronavirus-it dhe për atë sesa ristrukturimi i Europës do të ngjajë me atë të pas Luftës së II Botërore, ka folur sot Presidenti i Bankës Qëndrore Europiane.

Draghi në një leksion dhënë në Rimini të Italisë i mëshoi faktit se borxhi i krijuar nga masat shtërnguese dhe nga ‘lockdown’ do të paguhet nga brezi i ri.

Ish Presidenti i BQE-së Draghi tha se Europa ndërkohë që do të ndryshojë, do të duhet sërish të jetë e dedikuar në mbrojtjen e disa vlerave të saj, mes të cilash multilateralizmi dhe fuqia universale e shtetit të së drejtës, teksa fuqi të mëdha si SHBA dhe Kina dyshojnë në vlerat e saj.

“Ristrukturimi i Europës pas pandemisë të Coronavirus-it do i ngjasojë atij ristrukturimi të pas Luftës së II Botërore dhe Bashkimi Europian do të duhet të rikonceptojë vlerat fondamentale të saj, pavarësisht sfidave që paraqesin fuqi globale.”

Tha gjithashtu se: “Pandemia sjell rrezikun e shkatërrimit të kapitalit njerëzor në dimensione që nuk i kemi parë, ndoshta edhe as pas Luftës së II Botërore, për rrjedhojë rindërtimi do të duhet të përqëndrohet tek njerëzit që do të duhet të paguajnë një borxh të pahasur më parë në historinë e Europës, kryesisht me borxhin e krijuar në këtë vit pandemie. Borxhi i krijuar nga Pandemia ja ka kaluar çdo borxhi të mëparshëm dhe do të duhet të paguhet nga brezi i ri, ndaj dhe duhet ta pajisim me instrumentat e duhur dhe të nevojshëm për t’i shërbyer shlyerjes së borxhit të krijuar.”

Mario Draghi tha se normat e ulëta të interesit nuk e bëjnë automatikisht borxhin të qëndrueshëm dhe se burimet financiare duhet të përdoren në sektorin e prodhimit, si dhe në kapitalin human, në struktura prodhimi dhe kërkimi dhe dixhitalizimi i sektorëve në tërësi, teksa puna në distancë po bëhet diçka rutinore dhe e kudohasur… Europa duhet të investojë tek arsimi dhe tek brezi i ri, kjo është nevojë imediate.

***

700 miliardë euro u shpërndanë nëpër shtetet e Bashkimit Europian për përballimin e pandemisë. Një borxh që do të fundosë ekonominë europiane, por edhe një borxh që forcat drejtuese të Bashkimit Europian do ta përdorin për të siguruar vazhdimësinë e pushtetit të tyre.

Gjuha e Draghi-t mesa duket ka ndryshuar paksa dhe është latuar, teksa kupton rrezikun real që has Europa, në thelb Bashkimi Europian, por jo shtetet të para veçmas. Ndoshta kjo krizë do të shënojë edhe fillimin e fundit të ekzistencës së Bashkimit Europian, në formën dhe me strukturat e sotme të funksionimit. Ndoshta Bashkimi Europian do të duhet t’i kthehet në fondamente arsyes, apo qëllimit për të cilin u krijua, duke mos qënë më një Bashkim Gjerman Europian. Gjermanizimi i Bashkimit Europian padyshim që do të sillte edhe fundin e saj, si dhe këtë borxh financiar, në thelb të krijuar artificialisht.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump për Erdoganin: "Vetëm Mua Më Dëgjon, Shahist i Klasit Botëror"!

Next Story

Erdogani i Drejtohet Mitsotakit: Ose Ndajmë Pasuritë e Nëndetit Ose Luftë!

Latest from Opinione

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,